Ibrahim Shaban Likmetaj (Kodra) lindi në Ishëm, më 22 prill 1918. Vazhdoi shkollën “Naim Frashëri”, në Tiranë deri në moshën 20 vjeçare në vitin 1938 kur largohet nga Shqipëria përgjithmonë me njė bursë studimi dhënë nga oborri mbretëror për të studjuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë. Ai e lëshon Romën dhe përfundon në Milano, në Akademinë e Arteve të Bukura të Brerës. Ai ekspozon në Romë, Milano, Venecia, Paris, Beograd, Nju Jork, krijon Raporte me piktorë të mëdhenj si Pikaso, Shagall, Matis, Fontana, Guttuso, me Poetë, shkrimtarë, Kritike e regjisorë nga Montale dhe Sereni, nga Bertoni tek Munari, dhe Marotta.
Ibrahim Kodra ka lënë pas rreth 6 mijë vepra, të shpërndara nga muze privatë, koleksionistë dhe vetėm 2 mijë prej tyre janë të regjistruara dhe të dokumentuara.
Disa nga ekspozitat e tij:
Ekspozitë kolektive në “Paradise” me Picasso, Dali, Matta, Ernst, Levi, Panseca, Braque, etj.
Ekspozitë kolektive në “Stone Gallery” në Newcastle me Corneille, Gear, Gleghorn, Michaux, Millares, etj.
Ekspozita në Milan, The Stone Gallery në Newcastle, “Senator” në Stuttgart, poashtu edhe në “New Art Center” në Zurich.
Expozitë personale në Galerinë e Artit Modern në Prishtinë.
Expozitë personale në Princess Hall në New York, “2D Gallery” në Sassari.
Ibrahim Kodra u nda nga jeta më 7 shkurt 2006 në Milano. Varri monumental i Ibrahim Kodrës, (sipas deshires se tij) është në Ishëm, Durrës, përballë hyrjes së kalasë së Ishmit.
Me mjeshtrin Ibrahim Kodra