Selam Musai lindi më 1860 në fshatin Salarì të Tepelenës. Fëmijërinë e kaloi në fshatin e lindjes, ku nuk u arsimua por u edukua me ndjenja patriotike. U rekrutua ushtar nga turqit dhe shkoi 5 vjet në Jemen, ku mori dhe titullin Aga.
Më pas shtëpia dhe stani i Selamit u shndërruan në qëndra të rëndësishme për çetat patriotike të Çerçiz Topullit e Mihal Gramenos.
Në 1911 Selami mori pjesë aktive në veprimtarinë patriotike të çetave që lëvizën kundë trupave turke e më pas kundër atyre greke. Më 1912 i përgjigjet thirrjes së Qeverisë së Vlorës dhe në krye të çetave të Labërisë shkoi të mbronte Jugun e Shqipërisë nga forcat greke ku edhe u plagos. Bandat greke do të masakronin në 29 prill 1914 më shumë se 200 burra nga Hormova në një kishë. Pjesa më e madhe e Labërisë do të shpërngulej. dhe kjo zgjasti deri më 1920.

selam_musai
Në gjithë këto ngjarje që përjetonte populli Selam Musai do luante një rol të rëndësishëm.
Më 1920 bëhet anëtar i Mbrojtjes Kombëtare me kryetar Osman Haxhiun, të ngritur në krahinën e Tepelenës në Baçardha u mblodhën prijësat e Labërisë, më 23 Maj 1920, dhe u vendos t’i dërgohej ultimatum italianëve, për dorëzimin e Vlorës qe kishin pushtuar. Kur rreziku u bë i madh në fshatrat dhe qytetin e Vlorës, Selam Musai udhëhoqi fshatarët e Labërisë kundër forcave okupuese italiane me garnizonin e Kotës, Drashovicës, Kaninës e rrethinave të Vlorës.
Selam Musai dha jetën për çlirimin e vendit më 12 qershor 1920, në luftime në “Qafë të Koçiut”, dhe u bë simbol i patriotizmit, vendosmërisë dhe heroizmit popullor të Labërisë e mbarë Shqipërisë. Ai është dekoruar me titullin e lartë “Hero i Popullit”.