Pandi Stillu lindi në Korçë më 1 maj të vitit 1914. Me artin skenik filloi të merret që në vitet ’30 në lëvizjen amatore në Korçë që në vitin 1934. Në vitin 1937 deri më 1942 studjoi për mjeshtëri aktori në Akademinë e Artit Dramatik në Bukuresht, Rumani. Në vitin 1942 diplomohet për aktor dhe fillon punë pranë Teatrit Nacional të Bukureshtit, ku për një vit interpreton disa role në shfaqjet e asaj kohe. Gjatë këtij viti kryen edhe një kurs për regjisurë.

pandi_stillu
Pandi Stillu, Artist i Popullit

Më 1946 fillon punë si regjisor në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar). Bashkë me Sokrat Mion vuri në skenë komedinë “Martesa”, kurse “Qypi me flori” është premiera e parë e tij. Ka vënë në skenë 33 premiera dhe disa të tjera në qytete të ndryshme të vendit. Ndër veprat që kanë mbetur në kujtesën e spektatorit si dhe janë vlerësuar në shtypin e kohës janë: “Zëri i Amerikës”, “Toka jonë”, “Shtatë shaljanët”, “Borgjezi fisnik”, “Mbreti Lir”, “Karnavalet e Korçës”, “Morali i zj. Dulska”, etj. Pandi ka vënë në skenë edhe operën e parë shqiptare, “Mrika”, 1959.
Pandi Stillu vdiq më 1 qershor të vitit 1970, në Tiranë.
Pas vdekjes iu dha titulli “Artist i Popullit”, 1979.