Ismail Kadare u lind më 28 janar 1936 në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm, më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” (1958-1960). Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenjë të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë botërore bashkëkohore. Ai ka shënuar një numër rekord të përkthimeve të veprave të veta në mbi 45 gjuhë të huaja.

ismail_kadare
Ismail Kadare

Në vjeshtën e vitit 1990 Ismail Kadare vendosi të largohet nga Shqipëria dhe të qëndrojë në Paris. Shkrimtari në atë kohë e përligji këtë largim me “mungesën e ndryshimeve demokratike”. Autoritetet e kohës e dënuan largimin e Ismail Kadaresë, por krijimtaria e tij nuk u ndalua.
Eshtë martuar me shkrimtaren Helena Kadare.
Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet, por ai ka dhënë më shumë kontribut në prozë. Në fushën e prozës, Ismail Kadare ka lëvruar tregimin, novelën dhe romanin.

Tituj të veprave:

Frymëzime djaloshare poezi – 1954
Endërrime poezi – 1957
Shekulli im poezi – 1961
Gjenerali i ushtrisë së vdekur – roman- 1963
Përse mendohen këto male poezi – 1964
Dasma – 1968
Motive me diell poezi – (1968)
Kështjella – roman – 1970
Kronikë në gur – roman – 1971
Koha – 1976
Dimri i madh – roman – 1977
Ura me tri harqe – 1978
Kush e solli Doruntinën – roman – 1979
Prilli i thyer – 1980
Gjakftohtësia – përmbledhje novelash – 1980
Nata me hënë – 1985
Koha e shkrimeve – 1986
Koncert në fund të dimrit – 1988
Vepra Letrare – 1981-1989
Dosja H – 1990
Përbindëshi – 1991
Piramida – 1992
Shqipëri – 1995

Pallati i ëndrrave – 1996
Dialog me Alain Bosquet – 1996
Spiritus – roman- 1996
Kushëriri i engjëjve – ese- 1997
Poezi – 1997
Kombi shqiptar në prag të mijëvjeçarit të tretë. – ese – 1998
Tri këngë zie për Kosovën – triptik – 1998
Ikja e shtërgut – tregim – 1999
Qorrfermani – roman – 1999
Vjedhja e gjumit mbretëror – tregime – 1999
Ra ky mort e u pamë – ditar për Kosovën, artikuj, letra – 2000
Kohë barbare (Nga Shqipëria në Kosovë) – biseda – 2000
Breznitë e Hankonatëve – 2000
Vajza e Agamemnonit – 2000
Bisedë përmes hekurash – 2000
Elegji për Kosovën – 2000
Lulet e ftohta të marsit – roman – 2000
Unaza në kthetra – 2001
Eskili, ky humbës i madh – 2001 (ribotim)
Qyteti pa reklama – roman – 2001
Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut – roman – 2002
Princesha Argjiro -lektyrë – 2003
Pasardhësi – roman – 2004
Shkaba – 2004
Ftese ne studio – 2004
Dantja i pashmangshëm – 2005
Identiteti evropian i shqiptarëve – 2006
Hamleti, princi i vështirë – Sprovë – 2006
Hija (roman) – 2007
Spiritus – 2007
Çështje të marrëzisë –
Poshtërimi në Ballkan –
Muzgu i perëndive të stepës –
Darka e gabuar – roman – 2008
E penguara – roman – 2009
Aksidenti – roman – 2010

Ca pika shiu ranë mbi qelq – poezi
Ditë kafenesh – novelë
Mosmarrëveshja, mbi raportet e Shqipërisë me vetveten – 2010
Stinë e mërzitshme në Olymp
Vepra 1
Vepra 2
Vepra 3
Viti i mbrapshtë
Mbi krimin në Ballkan. Letërkëmbim i zymtë – 2011
Çlirimi i Serbisë prej Kosovës – 2012

Nderime

Ismail Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ka qenë delegat në Kongresin e Drejtshkrimit (1972).
1994 është anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës
Në vitin 2005 fitoi çmimin “The Booker Prize Man”.
Urdhrin “Nderi i Kombit”,  nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë
Urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”, nga shteti francez
Çmimin e madh spanjoll, “Príncipe de Asturias de las Letras”, Spanjë, 2009.

Skenare filmash

Time of the Comet (2008)
Cendres et sang (2009)
Abril Despedaçado (2001)
Avril brisé (1987)
Të paftuarit (1985)
Il Generale dell’armata morte (1983)
Ballë për ballë (1979)
Radiostacioni (1979)
Kur vjen nëntori (1964)