Artisti i Popullit Kadri Roshi u lind me 4 janar te vitit 1924 ne Mallakaster. Ai u rrit ne skenen e Teatrit Kombetar, duke qene nje nga themeltaret e tij. Ne vitin 1961, Kadri Roshi u nderua me titullin “Artist i Merituar” dhe ne vitin 1969, me cmimin e madh “Artist i Popullit”, ndersa ne vitin 1995, ne festivalin e 10-te te Filmit Shqiptar, mori kupen e “Karrieres”. Nga Presidenti i Republikes ne vitin 1998 iu akordua titulli “Nderi i Kombit”. Ka interpretuar veprat me te spikatura te dramaturgjise boterore dhe saj shqiptare. Kadri Roshi eshte dalluar ne realizimin me sukses te te gjithe llojeve e karaktereve. Ne historine e Teatrit Kombetar do mbeten te pashlyera interpretimet ne drama dhe komedi si te:
“Halili dhe Hajria”
“Revizori”
“Familja e peshkatarit”
“Arturo Ui”
“Epoka para gjyqit”
“Dhelpra dhe rrushte”
“Hamleti”
“Pas vdekjes”
“Fytyra e dyte”
“Doktori pacient”
“Hijet e nates”
“Ezopi”
“Dritat e skenes” etj
Ne kinematografi emrin e Kadri Roshit e mbajne 30 role:
“Tana”
“I teti ne bronz”
“Kur zbardhi nje dite”
“Malet me blerim mbuluar”
Fijet qe priten”
“Perballimi”
“Toke e pergjakur”
“Lulekuqet mbi mure”
“Njeriu me top”
“Gjeneral gramafoni”
“Balle per balle”
“Partizani i vogel Velo”
“Apasionata”
“Era e ngrohte e thellesive”
“Rrethimi i vogel” etj