Përcillet për në banesën e fundit në Ponte Vedra Beach Florida gazetari, fotografi dhe operatori shqiptar Mark Dukaj .

0
1110

Mark Dukaj

Përcillet për në banesën e fundit në Ponte Vedra Beach Florida gazetari, fotografi dhe operatori shqiptar Mark Dukaj .

Nga Lek Gjoka

Me 19 Shtator 2019 u nga jeta në moshën 52 vjeçare në Texas i përfshirë në Tropical Storm Imelda (stuhia tropikale Imelda) gazetari, fotografi dhe operatori Mark Dukaj.

Sot në Ponte Vedra Valley cemetery and funeral home iu dha lamtumira e fundit Markut.

Prifti shqiptar i komunitetit shqiptar katolik në Jacksonville Florida dom Govani rreth orën 12 të drekës kreu ritet fetare të besimit katolik ku dhe Marku i përkiste dhe ia dha fjalën një familjarit te të ndjerit Mark Dukaj i cili foli për jeten e tij ku tha :  Të dashur miq shokë dhe pjesmarrës në ceremoninë e varrimit të familjarit tonë të ndjerit Mark Dukaj , ju falenderoj për qëndrimin pranë në këto ditë të veshtira për ne dhe iu kthefshim në gëzimet tuaja familjare.

Sot po i japim lamtumirën e fundit ndaj do t’iu them dy fjalë për jeten e shkurtër por plot aktivitet të Markut.

Mark Dukaj ka lindur me 3 Mars 1967 në Nikç të Kelmendit Malesisë së Madhe.

Ishte djali i pari nder tre femijët e Ndua Marrash Cacës dhe i Shaqes nga Kastrati i Malsisë së Madhe.

Marku u rrit me ndjenjat anti komuniste ku axha i tij Uc Marashi pas denimit pa bërë asnjë faj nga diktatura komuniste me burg u internua në Hajmel të Shkodrës.

Marku mbaroi arsimin në Shqipëri dhe në fund të viteve 1990 arratiset në ish Jugosllavi nga Mali i Zi. Në fillim fillim të viteve 1991 emigron për herë të parë në Amerikë në Jacksonville Florida. Me deshiren e madhe që kishtë për artin, kamerën, vazhdon shkollën për gazetari në Jacksonville Florida dhe e mbaron në Amarrillo Teksas. Punoi për disa vite në Fox tv në Amorrello Teksas si operator dhe gazetar kronike. Gjithashtu në kete qytet mori pjesë edhe si aktor në disa seri të një filmi serial amerikan.

Pas disa vitesh në Amarrillo Texas kthehet në Jacksonville Florida në 2001 bashkë me bashkshorten Marien. Nga 2002 deri në 2005 punon në kanalin televiziv lokal News4 JAX si operator dhe  Photo Journalist ndersa nga 2004 deri në 2006 punon FOX 30 news po si gazetar dhe operator.

Gjithashtu nga 2004 deri në 2011 punon në Cypress Recording në Jacksonville Beach Florida .

Mark Dukaj ishtë nder të paret që hapi kanalin televiziv shqip në iptv Kelmen TV të pagezuar me emrin e krahinës nga vinte emer me të cilin pagezoi edhe djalin e tij të vetem. Përveç kanalit televiziv ai dha një kontribut edhe në fushën e Medias Online ketu në Florida dukë kontribuar se bashku me miqte e ti z. Pjerin Logoreci dhe poetin, shkrimtarin  Lek Gjoka në hapjen e radios Online Alba Waves radio dhe të gazetës kulturore Online Gazeta Vatra Online.

Gjithashtu Mark Dukaj dha një ndihmesë të madhe për komunitetin shqiptar në Amarrillo Texas si dhe ketu në Jacksonville Florida dukë përkthyer për qindra e mijëra shqiptarë nëpër zyra të ndryshme shtetërore, emigracion, patenta, spitale etj. Ai ishtë një nder kontribuesit kryesor në themelimin e deges së Shoqatës Pan Shqiptare Vatra në Jacksonville Florida si dhe te Shoqatës Albanian American Society of Florida.

Mark Dukaj ka bere qindra e qindra intervista si për persoalitet shqiptare të Amerikës por edhe për personalitet të ndryshmë amerikane si kur punonte për dy kanalet kryesore televizive në Jacksonville ashtu edhe me vonë. Gjithashtu ka qenë operatori dhe drejtori fotografik të një filmi artistik amerikan gjiruar vitet e fundit të jetës së tij.

Ikja e parakohshme e tijë ka lenë në lot nanën Shaqe e cila fatkeqësisht nuk ka mundësi t’i hedhe një grusht dhe për herë të fundit të birit , ka lanë në lot e trishtim dy vajzat e tija Norën e Lizën si dhe të voglin djalin Kelmenin.

Gjithashtu ka lënë në lot dhe me një barrë të madhe mbi shpinë bashkshorten Marie e cila duhet të rrisë dhe edukoje të tre femijët e tyre pa prezencën e pazevendesueshme të Markut.

Edhe njëherë ju falenderoj për pjesmarrjen në kete fatkeqësinë tonë, iua kthefshim në gëzimet tueja familjare dhe shpirti i Markut u preftë në Paqen e perjëtshmë.

Zoti e pastë marrë pranë vetes në parajsën e perjetshmë.

Amen !..

Gjithashtu ai falenderoi gjithë komunitetin shqiptar dhe amerikan për kontributin e madh financiarë .

Me pas trupit me arkivolin e tij iu dha lamtumira e fundit pak metra me tej në varrezat e Ponte Vedra Valley cemetery .

Edhe kanali televiziv FOX 30 news Jax ishte i pranishëm ku përgaditi një kronike televizive si dhe një shkrim që e keni në linkun e me poshtëm.

https://www.actionnewsjax.com/news/local/friends-say-farewell-to-ponte-vedra-father-killed-in-tropical-storm-imelda-aftermath/991612493?fbclid=IwAR03oQQDP2eWO6jhk7OPKckLAdh4-900wQmz634QHsB8UlyhLI7XTHzAlMw

Jacksonville Florida

29 Shtator 2019