pashket_0

Pashkët shihen si festa kryesore e krishtërimit si tek ortodoksët, katolikët dhe protestantët. Si e tillë ajo festohet nga besimtarët ortodoksë,katolike protestane edhe pse  preferojnë emocionalisht pak më tepër Krishtlindjet.

Pashka (ose pashkët) është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.

Ka shumë hamendje mbi vitin e vdekjes së Jezusit. Festa e Pashkëve të krishtera është e lëvizshme, vendoset çdo vit të dielën pasuese, të parën hënë të plotë pas baraznatës (ekuinoksit) të pranverës (21 marsi). Ky sistem u fiksua përfundimisht në qv. e VI. Në lashtësi mund të kishte përdorime të ndryshme vendore mbi ndjekjen e datës, sidoqoftë të gjitha të lidhura me njehsimin e pashkëve hebraike. Në veçanti disa kisha të Azisë ndiqnin traditën e festimit të pashkëve në të njëjtën ditë me ato hebraike, pa përfillur të dielën.

Pra data e Pashkëve është përfshirë mes 22 marsit dhe 25 prillit.

Pashkët e krishtera janë në lidhje të ngushtë me ato hebraiket, në të cilat festohet çlirimi i hebrejve nga Egjipti prej Moisiut. Fjala Pashkë në të vërtetë do të thotë kalim: për hebrenjtë është kalimi nga robëria në liri ndërsa për të krishterët nga vdekja trupore dhe frymore në Jetën e Re të Amshuar.

Kisha Katolike, gjithashtu e njohur si Kisha Katolike Romake, është kisha e krishterë që drejtohet dhe udhëhiqet nga Papa i Romës. Kisha katolike pretendon të jetë kisha e themeluar nga Jezus Krishti, të cilit i përkasin të gjithë të krishterët e pagëzuar, si edhe ata që janë në bashkim të plotë me kishën katolike dhe kishat e tjera të ndara prej saj.

Emërtimi katolik rrjedh nga greq. καθολικός, që do të thotë gjithësinor, botëror, universal.

Midis kishave të krishtera është më e madhja për nga numri i besimtarëve në nivel botëror, me një përqindje të lartë në Evropë dhe në Amerikën jugore. Sipas Libritvjetor Statistikor të Kishës, Kisha Katolike në vitin 2005 kishte 1,114,966,000 besimtarë, që përbëjnë 1/6 e popullsisë botërore.