Sipas US Geological Survey tërmeti u regjistrua në orën 09:27 minuta sipas orës lokale (14:27 GMT) dhe kishte një magnitude prej 7.2 në qendrën e tij 24 km thellë. Epiqendra ishte në shtetin Guerrero afër bregdetit në Acapulco. Tërmeti u ndje i fortë edhe në kryeqytetin Mexico ku ndërtesat u dridhen për rreth 30 sekonda. Ende nuk ka të dhëna lidhur më dëme eventuale materiale apo viktima në njerëz.