Jan_Paweł_II_portret_Z._Kotyłło

Papa Gjon Pali II (Karol Józef Wojtyła l.) 18 maj 1920, Wadowice – v. 2 prill 2005 ({[mosha, {{{vv}}}) ishte papa i 264 i Kishës Katolike. [1] Shërbeu si papë që nga zgjedhja e tij më 16 tetor 1978 dhe deri më 2 prill 2005. Paraardhës i tij ishte Papa Gjon Pali I, ndërsa pasardhësi papa Benedikti XVI.
Papa Gjon Pali II”.
Nga Ismail Kadare
Të popujt ku për fatin e tyre të keq vendoset tirania, gjërat e pabesueshme fillojnë e zënë një vend përherë e më të madh. Në krye të tyre, vetvetiu vendin kryesor e zë ëndërrimi për lirinë. Udhëtimi i një pape në Shqipëri hynte në gjerat e pabesueshme. Kishte qenë i pabesueshëm ky udhëtim, ashtu si për gjithë popujt e Ballkanit, gjatë pesë shekujve të pushtimit otoman, por u bë edhe me i pabesueshëm, gjatë sundimit komunist. Historia na tregon se besimet fetare shumë herë janë gjetur midis kacafytjeve mizore të njerëzimit. Kështu ka ndodhur me krishtërimin, e po kështu ka ndodhur me judaizmin e myslimanizmin. Ne e mbajmë mend të gjithë atë kohe, sepse shumica jonë e ka jetuar aktin e fundit të saj. Ne i mbajmë mend shumë mirë plumbat në sheshin e Shën Pjetrit. Ato plumba që plagosen Papa Gjon Pali e Dytë. Për Lindjen komuniste, një papë i dalë pikërisht nga trevat e saj, me fjalë të tjera nga dhimbja e saj, ishte po aq i rrezikshëm sa mesazhi i lirisë. Dhe do të ishte pikërisht ky papë i madh, Papa Gjon Pali i dytë, ai që do të kryente të pabesueshmen, udhëtimin në Shqipëri.

Ky ishte një udhëtim i madh për ne shqiptarët, por ai ishte po aq i madh për të gjithë. Duke e puthur tokën shqiptare, Papa Gjon Pali i dytë, puthi tokën e martirëve të kishës që ai kryesonte e, bashkë me të, tokën e harmonise midis tre besimeve. Në pamje të parë do të dukej e habitshme se si në vendin e ashpër komunist, atje ku me egërsisht se kudo liria fetare ishte shtypur, pikërisht atje harmonia fetare do të lulëzonte. Por në një pamje tjetër, e sipas një logjike më të thellë, kjo ngjante e natyrshme.

Papa Gjon Pali i Dytë u prit në Shqipëri me të njëjtin ngazëllim nga gjithë populli shqiptar, katolike, ortodokse e myslimane bashkë. Dhimbja njerëzore, ëndrra për lirinë i kishte afruar më shumë se cdo gjë tjetër, të tre besimet. Me udhëtimin e tij në Shqipëri, Papa Gjon Pali i dytë, kreu udhëtimin e ndërprerë të një pape tjetër në shekullin e 15-të.

Liria e shqiptarëve ishte në kërcënim përballë ushtrisë otomane,dhe papa Kaliksit do të vinte për t’u dhënë zemër shqiptarëve, në aktin e fundit të qëndresës së tyre. Papa Gjon Pali i dytë erdhi bashkë me fillimet e lirisë.

Ndërkaq ai nuk e harroi pjesën e popullit shqiptar që ende lirinë nuk e kishte. Ka kohë që qarkullon një rrëfim gjysmëlegjendar midis njerëzve. Rrëfimi se si një mëngjes herët, Papa Gjon Pali i dytë, i tronditur nga pamjet që jepnin ekranet e TV -së për Kosovën, mori në telefon presidentin amerikan Klinton e i tha: biri im, bëj diçka për shqiptarët. Se sa e saktë tekstualisht është kjo, s’ka shumë rëndësi: thelbi i saj është kryekrejet i saktë: Papa Gjon Pali i dytë , bashkë me Nënë Terezën, gjatë atij kalvari, kanë qenë si rrallëkush pranë popullit shqiptar. Ndaj edhe ky popull nuk do t’i harrojë kurrë.

Nënë-Tereza-dhe-Papa-Gjon-Pali-II
Papa Gjon Pali II – Kronikë

16.10.1978 : Zgjidhet Karol Wojtylas (Polonia) si kreu i Kishës Katolike. Për herë të parë qysh nga viti 1522 zgjidhet një Papë me origjinë jo italiane.

25.01.1979 : Udhëtimi i parë jashtë shtetit : Republika Domenikane, Meksika dhe Bahamas.

04.03.1979 : Publikimi i Enciklikës (“Redemptor Hominis”) së parë nga gjithsej 14.

13.05.1981 : Ekstremisti i djathtë turk Ali Agca plagos rëndë Papën në stomak dhe në dorë gjatë një atentati në Sheshin e Shën Pjetrit.

15.09.1982 : Vatikan pret udhëheqësin palestinez Jaser Arafat.

13.04.1986 : Si Papa i parë viziton Karol Wojtylas një sinagogë çifute në Romë.

27.10.1986 : Papa fton të gjithë besimtarët e të gjitha besimeve të botës për tu lutur së bashku në Assisi.

01.12.1989 : Papa pret për herë të parë sekretarin e përgjithshëm të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik zotin Mihaill Gorbaçov.

15.07.1992 : Operacion i rëndë, Papa i nënshtrohet një operacioni për heqjen e një tumori intestinal (të zorrëve). Pak më vonë shfaqen simptomat e sëmundjes së parkinsonit.

25.04.1993 : Për herë të parë Papa e viziton Shqipërinë bashke me Nënën Terezë.

17.05.1993 : Për herë të parë që nga viti 1566 një katekizëm i ri i botës.

30.12.1993 : Nënshkrimi i marrëveshjes themelore Izrael-Vatikan në Jerusalem për fillimin e marrëdhënieve diplomatike.

29.04.1994 : Pas rrëzimit në banjo Papa pëson një thyerje në këmbën e djathtë.

09.12.1994 : Revista amerikane Time kurorëzon Papa Gjon Pali II si “Burri i Vitit”.

15.01.1995 : Në Manila organizohet nën drejtimin e Papës mesha më e madhe e historisë ku marrin pjese rreth 4 milion njerëz.

25.12.1995 : Papa nuk merr pjesë për herë të parë në meshën e Krishtlindjeve (Urbi et Orbi) për shkak të gripit.

21.01.1998 : Udhëtim triumfues për në Kubë.

25.12.1999 : Hapja e Portës së Shejtë në Kishën e Pjetrit, fillimi i vitit të madh jubilar 2000.

20.03.2000 : Udhëtim për në Izrael, Jordani dhe Palestinë. Në murin e ankesave ne Jerusalem Papa lutet dhe mban një meshë fetare në Betlehem dhe Nazaret.

06.05.2001 : Si Papa i parë i historisë Papa Gjon Pali II viziton një xhami islamike, xhaminë Omajaden në Damask.

16.10.2003 : Papa shumë i sëmurë feston jubileun e 25-vjetorit si kreu i Kishës Katolike.

01.02.2005 : Papa dërgohet i sëmurë me grip dhe probleme në rrugët e frymëmarrjes në kliniken Gemelli në Romë. Pas disa ditësh ai kthehet përsëri në Vatikan.

06.02.2005 : Papa del në dritaren e klinikës dhe bën një bekim të shkurtër. Zëri i tij është i ngjirur dhe i dobët.

07.02.2005 : Shtypi italian dyshon, që Papa të ketë folur live një ditë më parë. Fjala është për një inçizim kasete.

10.02.2005 : Papa braktis spitalin Gemelli. Me mijëra njerëz nderojnë Papën me entuziazëm, kur ai kthehet me «Papamobil» për në Vatikan.

13.02.2005 : Ati i Shenjtë flet nga shtëpia e tij në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan disa fjalë të shkurtra bekuese. Lutjet tradicionale të së dielës i mban një ndihmës.

24.02.2005 : Ati i Shejtë dërgohet përsëri në spital, atij i bëhet një trakeotomi për ta ndihmuar me frymëmarrjen. Vatikani shpjegon që ky të jetë një rast rikthimi.

27.02.2005 : Papa duket për disa sekonda pas dritares së mbyllur të klinikës.

01.03.2005 : Kardinali Joseph Ratzinger viziton Papen në spital. «Ai foli italisht dhe gjermanisht», shpjegon Ratzinger.

13.03.2005 : Ati i Shenjtë kthehet në Vatikan. Ai thotë vetëm «Të dashur vëllezër dhe motra, faleminderit për vizitën tuaj.» Këto janë deri tani fjalët e fundit të publikuara të Papës. Shëndeti i tij është rënduar shumë.

27.03.2005 : Ati i Shenjtë orvatet ti flasë besimtarëve të Dielën e Pashkëve. Por nuk mundet. Njerëzit ne Sheshin e Shën Pjetrit vajtojnë dhe derdhin lot.

30.03.2005 : Papa dëshiron përsëri ti flasë besimtarëve. Vatikani shpall zyrtarisht që Papa 84-vjeçar po ushqehet artificialisht me një sondë në stomak.

01.04.2005 : Vatikani vërteton se gjendja e Papa Gjon Palit II është tepër serioze. Për shkak të një infeksioni të rrugëve urinare, kreu i Kishës Katolike pëson një goditje në sistemin kardiologjik dhe një helmim gjaku. Atit të Shejtë i behet «Vajisja e Fundit».

02.04.2005 : Vdes në Vatikan kreu i Kishës Katolike Papa Gjon Pali II në orën 21:37.
Papa Gjon Pali II dhe Shqipëria.

Papa-Gjon-Pali-II-ne-Tirane

(02.04.2008 RV)Për kujtim, në përvjetorin e tretë të vdekjes së Papës Vojtila, mikut të Shqipërisë e të shqiptarëve: Papa Gjon Pali II dhe Shqipëria (Skedë).
Papa Gjon Pali II dhe ngjarjet më të rëndësishme të Kishës katolike në Shqipëri: një lidhje historike, e pazgjidhshme, që pushton thuajse një gjysëm shekulli.
Duke qenë përherë një nga gjymtyrët më të ligshta të Kishës universale, Papa Gjon Pali II, ashtu si parardhësit e Tij, e ka rrethuar gjithnjë Kishën katolike në Shqipëri me atë kujdes që tregojnë prindërit për fëmijën e vogël. Gjon Pali II ka qenë përherë i gatshëm ta mobilizojë Kishën universale në ndihmë të Shqipërisë e të shqiptarëve, si dhe të ndërmjetësojë vazhdimisht pranë bashkësisë ndërkombëtare për fatet e vendit të shqiponjave e jo më pak, të Kosovës.
Por, të ndjekim një kronikë të shkurtër, që flet vetë për këtë interesim:
– 3 shtator 1951: Sekretaria e Shtetit të Qytetit të Vatikanit vendosi që Radioja e papës të flasë edhe në gjuhën shqipe. Udha e saj nisi me: “Udhën e Krygjës”, për të ndjekur pastaj hap pas hapi, për 26 vjet me radhë Papën e ardhur nga larg, që u ul në fronin e papnisë më 26 qershor 1967.
– Më 5 tetor 1980, gjatë vizitës në Otranto të Italisë, Papa Gjon Pali II nga brigjet e përtejme të Adriatikut, i drejtoi popullit shqiptar mesazhin e tij të parë të dashurisë atërore dhe të kujdesit për grigjën e vogël të martirizuar të katolikëve, nën thundrën e diktaturës komuniste. Në homelinë e Meshës shenjte, kushtuar martirizimit të të krishterëve në shekuj, Papa sensibilizoi mbarë botën me fjalët: “E kështu sot nuk mund të mos e hedh vështrimin përtej detit, ku Kisha heroike në Shqipëri tronditet thellë nga persekutimi i gjatë, por edhe pasurohet nga dëshmia e martirëve të saj: ipeshkvij, meshtarë, rregulltarë rregulltare e besimtarë të thjeshtë”.
– Më 6 maj 1988 një grup shqiptarësh të diasporës së Amerikës shtegtuan drejt Romës për t’u takuar me Gjon Palin II. Ishte takimi i parë i drejtpëdrejtë i Karol Wojtylës me shqiptarët – shumica të ikur nga atdheu për t’i shpëtuar diktaturës.
Shtegtimi fillon më 5 maj, me arritjen e shtegtarëve të largët.
Më 6 maj – audienca në sallën Klementine në Vatikan; fjalimi programatik i Papës dhe lutja drejtuar Zojës së Këshillit të Mirë për popullin shqiptar.
– 1989: vizita e parë e Nënë Terezës në Shqipëri.
-1990 kremtimi Meshëve të para të pas diktaturës.
4 nëntor 1990 – kremtohet Mesha e parë në varrezën e Rrëmajit në Shkodër.
11 nëntor 1990 – kremtohet Mesha solemne në kapelën e varrezave të Rrëmajit.
– 17 tetor 1990: Përurohet në Shkodër seminari ndërdioqezan “Zoja e Këshillit të Mirë”.
– 2 qershor 1991 – Në solemnitetin e Korpit të Krishtit kremtohet Mesha solemne me procesion e kryesuar nga Imzot Ercole Lupinaçi, anëtar i delegacionit të Selisë së Shenjtë në Shqipëri.

– 8 korrik 1991: Imzot Nikollë Troshani, i vetmi ipeshkëv katolik që kishte shpëtuar gjallë nga hjerarkia e para-diktaturës, asokohe 76 vjeç, vjen në Vatikan, pritet në audiencë nga Papa Gjon Pali II dhe e fton Shenjtërinë e Tij të vizitojë Shqipërinë. Merr përgjigjen se kjo vizitë do të bëhej e mundur në të ardhmen e se vijon t’i lutet Zotit për fatet e Shqipërisë.
– 28 tetor 1991:- Rivendosen marrëdhëniet diplomatike në rang nunciature apostolike për Selinë e Shenjtë dhe ambasade për Shqipërinë.
28 nëntor 1991: – Kisha katolike e Shqipërisë përfaqësohet nga dom Zef Simoni (më vonë ipeshkëv-ndihmës i Shkodrës) në Sinodin e posaçëm të ipeshkvijve për Evropën
Më 7 maj 1992 Papa Gjon Pali II priti në audiencë në Vatikan presidentin e parë të Shqipërisë demokratike, dr. Sali Berishën
– 22 prill 1993: Ambasadori i parë Willy Kamsi paraqet letrat kredenciale pak ditë para shtegtimit të Papës Gjon Pali II drejt Shqipërisë; Nunc i parë apostolik emërohet prelati indian, Imzot Ivan Dias.
– 25 prill 1993 – Papa Gjon Pali II viziton Shqipërinë, duke u ndaluar në Shkodër dhe Tiranë: gjatë vizitës i dhuron Kishës së martirizuar hjerarkinë e re të pasdiktarurës- katër ipeshkvij të rinj: Imzot Frano Illinë, Imzot Rrok Mirditën, Imzot Robert Ashtën dhe Imzot Zef Simonin.
2 nëntor 1994 – Gjatë lujtes së Engjëllit të Tënzot, Ati i Shenjtë lajmëroi se Kolegji i Kardinajve do të pasurohej me 30 kardinaj të rinj. Ndërmjet tyre do të ishte edhe kardinali i parë shqiptar, Mikel Koliqi, krijuar kardinal në Konçistorin VI.
– 26 nëntor 1994 – Ati i Shenjtë krijon kardinalin e parë shqiptar, Hirësinë e tij, Mikel Koliqin.

28 nëntor 1994: – Papa Gjon Pali II priti në audiencë Hirësinë e Tij, kardinalin Koliqi së bashku me ipeshkvij, meshtarë, besimtarë, përrfaqësues të qeverisë e të farefisit të kardinalit.
– 27 maj 1995 – organizohet shtegtimi i madh i shqiptarëve ne Gjenacan me rastin e 100 vjetorit te shpalljes se Zojës se Këshillit te Mirë, Pajtore të Shqipërisë dhe mbarë popullit shqiptar.
– 17 nëntor 1995 – ipeshkvijtë e ish-Jugosllavisë, ndërmjet të cilëve Imzot Nikë Prela, ipeshkëv i dioqezit Shkup-Prizren, takohen me Papën Gjon Pali II në Vatikan: flitet për kontributin e posaçëm që duhet të japin katolikët përmes përvojës së faljes e të pajtimit.
7 nëntor 1996: – me rastin e kremtimeve të 50-vjetorit të meshtarisë të Papës në Vatikan, jezuiti shqiptar, Atë Anton Luli, e përshëndet Gjon Palin II në emër të të gjithë meshtarëve të botës.
– 7 dhjetor 1966 – Shenjtëria e Tij Gjon Pali II riorganizon dioqezat e Kishës katolike në Shqipëri: themelon Dioqezën e Rrëshenit (Mirditë) në vend të abacisë së Oroshit dhe emëron si të parin Ipeshkëv të Rrëshenit dhe administrator apostolik të dioqezës së Lezhës, Atë Angelo Massafrën OFM, asokohe Këshilltar i Provinçës Françeskane Shqiptare dhe Famullitar i Troshanit; ndërsa si administrator apostolik të Shqipërisë së Jugut, emëron Atë Hil Kabashin, OFM, asokohe kapelan i besimtarëve shqiptarë në Gjermani.
– Papa Gjon Pali II shuguron ipeshkvij të rinj: Imzot Mark Sopin, ipeshkëv i Kosovës më 6 janar 1996 në bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan; Imzot Angelo Massafrën, më 6 janar 1997 në bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan; Imzot Hil Kabashin më 6 janar 1997 në bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan;
28 mars 1998 – Imzot Angelo Massafra emërohet kryeipeshkëv metropolit i Shkodrës, duke zënë vendin e Monsinjor Illisë, pas vdekjes dhe më 29 qershor 1998 merr nga duart e Papës Gjon Pali II në Vatikan palion e kryeipeshkvit metropolit.
Më 10 korrik 1998 Imzot Zef Gashi emërohet kryeipeshkëv i Tivarit; shugurohet më 19 shtator 1998, në bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.

– 25 mars 1997: Gjon Pali II pret në audiencë në Vatikan kryeministrin e Shqipërisë, Bashkim Fino.
– Maj 1998 – Kardinali Jozef Tomko, Prefekt i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, viziton Shqipërinë, takohet me përfaqësuesit më të lartë të Kishës në vend, vlerëson rolin e Kishës në procesin e zhvillimit të vendit dhe bekon Kishën e Zojës së Këshillit të Mirë të saporindërtuar.
– Maj 1999: Ambasadorët e vegjël të Paqes, mbledhës të gëzhojave vrasëse të revoltës së 1997-tës, për të bërë me to Këmbanën e Paqes, priten në audiencë nga Papa Gjon Pali II.
– 25 janar 2001: Papa zhvendos Selinë kryeipeshkvnore nga Kisha e Shën Luçisë në Durrës në katedralen e Shën Palit të Tiranës.
– 2 deri më 4 shkurt 2001 – vizita “ad Limina” e ipeshkvijve të Shqipërisë më 12 deri më 17 shkurt 2001 – e ipeshkvijve të Kosovës në Vatikan: takimi me Papën Gjon Pali II.
– 8-12 nëntor 2002: kardinali Crescenzio Sepe, Prefekt i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve viziton Shqipërinë: më 9 nëntor takohet me Konferencën Ipeshkvnore të Shqipërisë; më 10 nëntor kryeson Meshën në katedralen e Shkodrës, ku hap procesin dioqezan për beatifikimin e 40-martirëve, shumica viktima të diktaturës dhe viziton dioqezin e Sapës; më 11 nëntor kremton në Bajzë e në Lezhë.
– 23 prill 2003: i dërguari i posaçëm i Shenjtërisë së Tij, Papës Gjon Pali II, kardinali Ivan Dias, kryeipeshkëv i Bombeit, merr pjesë, në emër të Shenjtërisë së Tij, në kremtimet që organizoi Kisha katolike me rastin e përkujtimit të 10-vjetorit të vizitës së Papës Gjon Pali II në Shqipëri dhe i sjell kishës katolike e mbarë popullit shqiptar, mesazhin e Atit të Shenjtë. Këto kremtime shënojnë kulmin e Vitit 1993 shpallur nga ipeshkvijtë shqipfolës Vit Jubilar, me rastin e 300-vjetorit të Kuvendit të Arbënit, që na kujton lidhjet shekullore të pakëputura të popullit shqiptar me papët e Romës.
– Romë, 19 tetor 2003 – Nënë Tereza shpallet e Lume.
– 14 nëntor 2004 – Papa Gjon Pali II u krijon mërgimtarëve shqiptarë në Itali mundësinë të mblidhen në një kishë për të përmbushur nevojat e tyre shpirtërore në gjuhë shqipe: përurohet për besimtarët shqipfolës, Kisha e Shën Gjonit të mullagave në lagjen romake Trastevere.
– 11 janar 2005: Papa Gjon Pali II i drejton përshëndetjen pjesëmarrësve në Sinodin Ndërheparkial të Heparkive të Arbëreshëve të Italisë: asaj të Lungros në Kalabri, të Horës së Arbëreshëve në Sicili dhe murgjërve të Abacisë së Grottaferratës, ku u zhvillua Sinodi ndërherparkiak, i cili nisi më 15 tetor 2004, për të përfunduar pas tre muajsh, më 14 janar 2005.
– 25 janar 2005 – Gjon Pali II miraton riorganizimin e dioqezave të Kishës katolike në Shqipëri, si vijon:
– ngre në rangun e Selisë metropolite, Kryedioqezën e Tiranë-Durrësit, duke e ndryshuar kështu emërtimin aktual Kryedioqeza e Durrës-Tiranës e duke i caktuar si sufragane Dioqezën e Rrëshenit dhe Administraturën Apostolike të Shqipërisë së Jugut;- i bashkëngjet Dioqezën e Pultit, Kryedioqezës Metropolite të Shkodrës, që emërtohet Kryedioqeza e Shkodër-Pultit, duke lënë si sufragane të të njëjtës Kryedioqezë, dioqezën e Lezhës e të Sapës.

– 18 mars 2005 – Imzot Mirditës i dorëzohet bula papnore për kthimin e kryedioqezës së Tiranë-Durrësit në seli metropolite.