papa-shqiperi
Mirësevjen në Shqipëri Papa Françesku

Programi i vizitës së Papa Françeskut në Tiranë.

Papa Françesku do të arrijë në Tiranë në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në orën 9:00 ku do të pritet nga kryeministri shqiptar Ed Rama.

Në orën 09:30 – Ceremonia e Mirëseardhjes në oborrin e Pallatit Presidencial, e me pas, Vizitë Mirësjellje në Studion e Gjelbër të Pallatit Presidencial.
Në orën 10:00 – Takimi me Autoritetet në Sallonin e pritjes së Pallatit Presidencial. Fjala e Atit të Shenjtë me këtë rast.

Në orën 11:00 – Mesha e Shenjtë në sheshin Nënë Tereza. Fjala e Atit të Shenjtë.

Në orën 13:30 – Takim e drekë me ipeshkvijtë shqiptarë dhe me shpurën papnore në Nunciaturën Apostolike.

Në orën 16:00 – Takim me Krerët e Feve të tjera dhe baskësive të tjera të krishtera në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”. Përshëndetja e Atit të Shenjtë.

Në orën 17:00 – Kremtimi i Mbrëmjes, me Meshtarë, Rregulltare, Seminaristë dhe me Lëvizjet e Laikëve në Katerdalen e Tiranës. Fjala e Atit të Shenjtë.

Në orën 18:30 – Takim me fëmijët e Qendrës Betania dhe me përfaqësi njerëzish që kanë ndihmuar qendra të tjera bamirëse të Shqipërisë në kishën e Qendrës Betania. Fjala e Atit të Shenjtë.

Në orën 19:45 – Ceremonia e Përcjelljes në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Tiranës.

Në orën 20:00 – Papa do të largohet nga Tirana për tu kthyer në Vatikan.