papa-rama-Albania

Papa Françesku ka përmbyllur vizitën e tij në Shqipëri, pasi 11 orë qëndrimi në atë që e vlerësoi sot në fjalën e tij në takimin me autoritetet shtetërore si “toka e shqiponjave”.
Teksa i është drejtuar aeroportit të Rinasit, ai është pritur nga kryeministri Edi Rama, sëbashku me bashkëshorten e tij.
Për pak çaste të dy, kryeministri Rama sëbashku me Atin e Shenjtë, janë ulur në dhomën e veçantë ku priten vipat. E më pas janë drejtuar drejt pistës së avionit, duke u ngjitur kështu shkallët e tij, për tu largur drejt Italisë.

Ka qene nje ceremoni e thejsht ajo e largimit, ku pjese nga kabineti i qeverise Rama.

Në orën 19:45, avioni i Atit të Shenjtë la Shqipërinë për të fluturuar drejt Italisë.

Kryeministri Rama përcolli Papa Franceskun deri tek shkallët e avionit.