papa-francesco
Papa Franceskos

Nga Lek  Gjoka

VATIKAN City – Kanali televiziv amerikan CNN si dhe vete masmedia në Vatican City citoi me 4 Shtator 2014  së ish-Presidenti Izraelit, Shimon Peres i ka kërkuar Papa Franceskut për të drejtuar një organizatë paralele si Organizata e Kombeve te Bashkuara, por në këtë rast për fetë dhe që do të synojë t’i japë fund ekstremizmit fetar në botë.

“Në të kaluarën, shumica e luftërave janë motivuar nga ideja e kombit. Sot, megjithatë, luftërat po nxiten mbi të gjitha duke përdorur fenë si një justifikim,” tha Peres për revistën katolike, Famiglia Cristiana, përpara takimit që ai do të ketë me Papën më 4 shtator.

Në një intervistë ekskluzive në këtë revistë, ish presidenti i Izraelit bëri të ditur se ai dëshironte krijimin e një trup ndërkombëtar që përfaqëson fetë e mëdha të botës, si një forcë morale në gjendje për të ndërhyrë në konflikte.
Sipas zëdhënësit të Vatikanit, Federiko Lombardi Papa mësohet të ketë thënë se Vatikani ka Këshillin Papnor për Dialogun Ndërfetar si dhe zyrën për Drejtësi dhe Paqe të cilat merren me iniciativa të tilla.