Në  SHBA u zhvilluan aktivitete përkujtimore në kuadrin e një vjetorit të ditës të tragjike të maratonës së Bostonit

Mijëra njerëz u mblodhën të martën në “Boylston Street” në qendër të Bostonit për të përkujtuar përvjetorin e parë të ditës tragjike të shpërthimeve që ndodhën gjatë maratonës së Bostonit.

Më 15 prill te vitit 2013 në këtë zonë u vranë 3 veta dhe u plagosën 260 të tjerë. Të pranishmit në këtë ceremoni përkujtimore, të mbijetuar nga tragjedia, të lënduar, familjarë dhe të afërm të viktimave mbajtën një minutë heshtje.

Me këtë rast, presidenti amerikan Barak Obama shprehu ngushëllime për familjarët e viktimave si dhe vlerësoi punën e të pranishmëve që u erdhën në ndihmë të plagosurve në momentin e aktit tragjik.