Ish-trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova ka ndërruar jetë në spital në Barcelonë sot me 25 prill 2014 në moshën 45 vjecare.

Tito-Vilanova
Tito Vilanova

Vilanova vuante nga kanceri në fut që prej nëntorit të vitit 2011. Trajneri i cili u detyrua të jepte dorëheqjen në verë të vitit 2013 pasi iu rikthye sëmundja. Vilanova ishte trajner kur barcelona arriti të bëhet një nga skuadrat më të mira të botës.
Tito lindi në Bellcaire d’Empordà, Girona, Catalonia, Spanjë, (emri i tij është Francesc Vilanova i Bayó) më 17 shtator 1968. Ai ka luajtur si mesfushor me të rinjtë e Barcelonës në vitin 1984 dhe pastaj me disa skuadra me të rriturit ndër të cilat Barcelona B, Figueres, Mallorca, Lleida, Gramenet deri në vitin 2001. Më pas Vilanova nga viti 2003 filloi si assistent trajner dhe më pas trajner i Barcelonës deri në vitin 2013. Vilanova ishte i martuar me Montse Chaure ka lënë dy fëmijë, vajzën Carlota dhe djalin Adrià, i cili luan me të rinjtë e Barcelonës.