Filmi “E drejta për të dashuruar” i regjisorit nga Shqipëria, Paul Kurti është shpallur filmi më i mirë i metrazhit të gjatë.

right to love
“Rrëfimi i Fundit” i regjisorit nga Maqedonia, Ibrahim Dearit, është shpallur filmi më i mirë i shkurtër.
“Çmimi i të qenit grua” i regjisorit kosovar Ilir Kabashit është shpallur filmi më i mirë dokumentar.
Çmimet në këtë mbrëmje i ndau konsulli i Republikës së Kosovës në New York, Bekim Sejdiu.
Në këtë ngjarje u nderua me mirënjohje për karrierën aktorja Pavlina Mani.
Organizatorja Mrika Krasniqi tha se sukses i veçantë i kësaj ngjarje ishte se një kompani italiane e distribuimit të filmave kërkoi blerjen e të drejtave të filmit për në Itali për filmin “Agon” me regji të Robert Budinës prodhim i ERAFILM.