sultan.123

 

 

Sultan Kosen është njeriu më i gjatë në botë, rreth 2.5 metra. Ai gjithmonë ka qenë i dëshpëruar, pasi nuk gjente dot një bashkëshorte të përshtatshme. Ai thotë se është një mrekulli që më në fund takoi dashurinë e tij në Merve Dibo. Dhe pavarësisht prej diferencës se moshesh  Kosen, 30 vjeç u martua duke bërë një dasmë të madhe me një 20-vjeçare.

Para se të takonte Dibo, Kosen pati folur për vështirësinë për të gjetur një partnere, për shkak të gjatësisë së tij. Por më në fund, Kosen tha se u gjet dhe një person për të. Kosen është një nga 10 njerëzit më të gjatë në botë. Ai i ka krahët rreth 27.5 cm të gjatë dhe këmbët 36.5 cm.