Fragment nga libri “Shqiperia ne vitin 1937”

“Me baze te studimeve te bera rezulton se malarja eshte armiku kryesuer i shendetit publik ne Shqipri. Ne fusha e ne male, ne qytete e ne katunde kudo ndeshen viktime te kesaj semundjeje degjeneruese. Qe kurse u krijua Drejtorija e Pergj. e Shendetsis eshte perpjekur qe energjine me te madhe t’ ja kushtoj luftes kunder malarjes. Sic thame edhe me siper, ne fillim aktiviteti i jone u zhvillua per nje kininizim ne popull dhe ne pjesen e infektuar qe kshtu t’ i pritej hovi demtues nder ata qe kane qene t’infektuar. Por nje lufte serioze kunder malarjes nuk mund te behej vetem me masa kurative.

Per te patur rezultatet te vazhdueshem ne permiresimin e shendetit publik, duheshin masa profilaktike, me fjale te tjera, duhej luftuer dhe cfarosur agjenti i perhapjes se semundjes, i cili, sic dihet, eshte mushkonja. Per te shtuar mjetet e nevojshme per kete lufte. Drejtorija e Pergj. e Shendetsis nderhyri prane Qeverte me propozimin qete kerkohet ndihma dhe bashkepunimi i Fondacionit Rockefeller. Si pergjigje te kerkeses se qeveris s’one, Fondacioni Rockefeller dergoj ne Shqiperi ne Tetorin e vitit 1926 Z. Dr L. W. Hacked, qe te bente studimet paraprake mbi perhapjen e malarjes ne vendin t’ one dhe te caktonte metodat me te mira per luftimin e saj.

Me perfundim te kesaj vizite dhe me interesimin e nxehte te se ndjeres Lady Carnavon ashtu edhe te Ministrit te Shteteve te Bashkuara Z. Charles G. Harts, Fondacioni Reckefeller autorizoj me 1927 Z. Dr. Hackettin te themeloj nje sherbim antimalarik ne bashkepunim me Drejtorin e Pergj, te Shendetsis.

Si perfundim i bisedimeve te filluara me te derguarin e Fondacionit Rockefeller, u pranua propozimi qe gjysma e shpenzimeve te sherbimit antimalarik te paguhej prej Qeveris s’ one dhe gjysma tjeter prej Fondacionil Rockefeller. Keshtu ne vitin 1929 u celen stacionet e para antimalarike, nje ne Tirane e nje ne Durres. Me 1930 u krijua stacioni i Elbasanit, me 1932 stacioni i Shkodres dhe me ne fund u vendos celja e stacioneve te Beratit e te Vlones.

analizat

Programi i pasketejme ne kete fushe veperimi parashikon celjen e stacioneve antimalarike ne cdo qender prefekture per te luftuar malarjen.

Shkurt, organizata antimalarike me stasionet e saj te perhapur ne qendrat e siperme, si nje dege e Drejtoris se Pergj. te Shendetsis, ne staden e sotshme t’organizimit te tij paraqitet si nje institut i plote, i pajosur me te gjitha mjetet e nevojshme per te luftuar malarjen si pas methodave profilaktike te pranuara prej shkences se sotshme.

Elementi kryesuer per organizimtn e Seksionit antimalarik eshte pregatitja e nje personelit mjeksuer e teknik te specializuar. Prandaj, Fondaciont Rockefeller pervec qe dergoj ne Shqiperi nje Malariolog dhe nje Ingjinier specialist per kanalizim te ujrave, caktoj edhe dy bursa te pervitshme per specializimin e mjekve dhe t’ingjinerve Shqiptar prane stasionit Experimental antimalarik te Romes.

Deri sot kane marre te tilla bursa 8 mjeke Shqiptar. dhe nje per ingjineri Shndetsore e nje per teknik-labo-ratuari.

Paralelisht me pregatitjen e personelit te specializuar u zhvillua edhe programi i mbrendeshem i Seksionit antimalarik. Ky sot permban nje dege ingjinerije qe pregatit planet per te cdukur folet dhe nje dege kerkimesh qe studjon menyren se si shumzohen dhe perhapen mushkonjat, ben klasifikimin e tyre dhe kerkon epidemiologjine e semundjes. Kjo dege e fundit ka edhe nje stasion meteorologjik qe sherben per te caktuar lidhjet midis klimes dhe zhvillimjt te mushkonjave.

Analiza:

viti     1926        Analiza 787

  ||  1927        Analiza 820

  ||  1928        Analiza 610

  ||  1929        Analiza 860

  ||  1930        Analiza 1177

  ||  1931        Analiza 1068

  ||  1932        Analiza 1197

  ||  1933        Analiza 1193

  ||  1934        Analiza 1171

  ||  1935        Analiza 2316

  ||  1936        Analiza 3985

Deri   1937        Analiza 3113

Marre nga Libri “Shqiperia ne vitin 1937”