Kisha e Kallmeti para se te tentohej te prishej nga sistemi komunist
Kisha e Kallmetit para se te tentohej te prishej nga sistemi komunist  (Foto Marubi)
Lek Gjoka
Lek Gjoka-Gazeta Vatra

-Dështimi i kallmetoreve për të sulmuar qendrën e komunisteve në qytetin e Lezhës pas shtypjes se kryengritjes antikomuniste të Postribes dhe mençuria e një kallmetori që shpëtoi Kallmetin qendrën e ipeshkvisë së Lezhës nga hakmarrja e murtajës komuniste.

 

Rrëfim historik nga Lek Gjoka

 

Vjeshta e vitin 1946 ishte ulur këmbëkryq mbi Kallmet. Bjeshka Velë ishte si gjithmonë dëshmitare jo vetëm për Kallmetin por edhe për Lezhën, Zadrimën , Shkodrën, Mirditën, madje deri në pafundësinë kaltëroshe të detit Adriatik. Shumë emocione kishte përjetuar kjo Bjeshke krenare bashke me Kallmetin që nga kohët e lashta , në kohën e Besëlidhjes se madhe të Gjergj Kastriotit në Lezhe, tek Kuvendi i Arbrit organizuar nga ipeshkvia e Lezhës me përkrahjen e Papës shqiptare Klementi , tek mbrojta qe biri i Kallmetit shkrimtari Frang Bardhi i bëri heroit tonë kombëtar, tek besa që i dhanë Dedë Gjo Lulit dhe Gjon Marka Gjonit në mbrojte të kombit shqiptar për mos copëtimin e truallit shqiptar dhe shpartallimit të ushtrisë se pushtuesve osmano-turq . Gjithmonë mençuria e kallmetoreve kishte triumfuar. Madje në luftën që bene tek Zalli i Rraboshtës kundër pushtuesve turq ku disa kallmetore ranë dëshmore të Pavarësisë së Shqipërisë garnizoni turk i  Shkodrës u nis të digjte Kallmetin që me një gur të vriste dy zogj. Të hakmerrej ndaj kallmetoreve që kishin ngritur armët si dhe të digjnin ipeshkvine e Lezhës në Kallmet me qellim që i gjithë zona katolike Lezhë-Shkodër të kthehej në besimin e pushtuesit turk megjithëse ishte në prag të kapitullimit. Por mençuria e kallmetoreve triumfoi. Në drejtimin e kryeplakut të Kallmetit Llesh Gjokës të gjithë kallmetoret dëshmoret e Pavarësisë nuk u varrosen në varrezat e Kallmetit por në Kishën e Shën Eufomise (kishe që në shekullin e XXII-të)  në një shpat në Bjeshkën e Velës. Kur pushtuesit kontrolluan varrezat e Kallmetit dhe nuk panë varre të rijnë u detyruan të tërhiqen për në Shkodër pa kryer asnjë krim mbi Kallmetin.

 

Por përsëri Kallmeti po vihet në një provë të re edhe me të egër se pushtuesit turq nga kuçedra komuniste. Ngaqë Kallmeti ishte një qendër e ipeshkvisë se Lezhës dhe për pese shekuj me radhë kishte prodhuar verën Kallmet që përdorej në Romë nga Papa për meshën e shenjte e me gjere nuk shihej me sy të mirë nga pushteti i ri komunist sepse qarkullonin fjale se në Kallmet komuniste i quanin të dërguarit e djallit . Ndoshta ia kishin edhe friken ngaqë ishte një fshat me numër popullsie me të madhe se vete qyteti i Lezhës megjithëse një pjese e tyre kishin mërguar në Kroaci ku sot e kësaj dite kanë një komunitet te madh të cilët kanë mbajtura si mbiemër emrin e vendlindjes se të pareve te tyre Kalmet , ku kanë nxjerrë edhe një ministër për qeverinë Kroate nga komuniteti i tyre.  Por si në të gjithë Shqipërinë edhe në Kallmet murtaja komuniste nisi përçarjen ndaj kallmetoreve dukë joshur disa banorë të Kallmetit që vinin nga shtresa e varfër pa toke, pasuri dhe dinjitet. Ne të njëjtën kohë Përveç Kallmetit edhe Mali i Rrencit u përgatit te sulmonte Shëngjinin (Shninin) si dhe siç dihet u nis edhe kryengritja e antikomuniste të Postribes minuar nga sigurimi i shtetit komunist që pastaj e përdori për hakmarrje kolektive ndaj zonave antikomuniste duke vrare dhjetëra shqiptare te pafajshëm.

Tek kisha e Kallmetit 1939-1943
Tek kisha e Kallmetit 1939-1943

 

Edhe  kallmetoret nuk e donin ketë rrëgjim komunist ndaj lajmi mori dhënë në Kallmet për organizimin e një kryengritje në Lezhë ndaj zyrave te instaluara të pushtetit diktatorial dhe u grumbulluan në qendër të Kallmetit . Me sëpata, kmesa, kosa u shtruan në kuvend të thjeshtë por dukë parë që lajmi mund të ishte një kurth i sigurimit të shtetit dhe mos armatosura e duhur i detyruan të kthehen në shtëpi. Por kjo nuk i ka pëlqyer një kallmetori nga Kallmeti i vogël ish spiun i komunisteve dhe kaçakeve të malit dërgoi lajm në Shkodër se kallmetoret do të sulmojnë Lezhës ndaj një pjesë e brigadës se ndjekjes se kufirit me urdhër të Mehmet Shehut u nis për të djegur Kallmetin dhe vrarë qindra kallmetore antikomuniste. Fatmirësisht një tjetër kallmetor punëtor policie , një ish anëtar i Brigadës së shtatë sulmuese të Luftës diku jo shumë larg Kallmetit dhe Shkodrës takon një pjesë të brigadës se ndjekjes.

-Po ju !- iu drejtua komandantit të cilin e kishte pasur shok luftë.

-Po shkojmë drejt Kallmetit me urdhër të Komandant Mehmet Shehut për të shtypur me zjarr e hekur ato qindra antikomuniste kallmetor që do nisen për të sulmuar në Lezhë zyrat tona të pushtetit popullor.

– Nuk është e vërtete !- ia pret kallmetori- unë nga Kallmeti po vij dhe nuk pashe asnjë gjë të dyshimtë.

-Me të vërtete e ke sepse na lajmëroi një kallmetor që ishte me to.

– E di se ishte filani që ju tha.

-Po ai dora vete.

-Harrove ti kur ishim në luftë sa herë na ka rrejte?

-Me të drejtë !- ia pret komandanti kallmetorit dhe i jep urdhër kompanisë se ndjekjes të ktheheshin për në Shkodër.

Kallmetori M.  punonjës i policisë dhe ndjekjes se kufirit ktheu kokën pas dhe që larg dalloi krenarinë e Bjeshkës se Velës dhe një ngrohtësi shpirtërore i vrapoi në vena sepse arriti që Kallmeti dhe kallmetoret edhe kësaj herë të shpejtojnë përsëri nga një tragjedi e rrethimit komunist falë një biri të tij që e rriti dhe e burrëroi me ndjenjat e trimërisë dhe besnikërisë ndaj vendit që e lindi dhe e rriti.

 

 

Jacksonville Floirda
Qeshor 2017

 

Dom Gjergj Haberi
Dom Gjergj Haberi – prift Kallmetor, i burgosur nga diktatura komuniste (Foto Marubi)