Faik Konica botuar në numrin 8 të revistës ‘Albania’ me titullin «MENDIME TË VOGLA»: Muhaghiret

E THASHE edhe tjater here: per mua, fara me e ndyre e Shciperise jane muhaghiret.
Muhaghire u thomi atyre muhametaneve ci, duke lene vendin e tyre, erthne te zene vent ne Shcipëri. Ka muhaghire nga Bosña, nga Serbia, edhe disa Shcipetare nga Podgoritza edhe nga Ulcini.

Te cè se keta Shciptare te kishin ardhur ner né per mall te Shciperise, fort bukur. Po jo! Ata erthne se i mori malli i minareve. Shciperine e shesin per nje peseshe, e vech nuke duan te rrojne nene “kaaurin”.

Se te kishin ardhur per mall te Shcipërise, duhej t’ishin kombetare te ndzehte e mic te pare me né ci leftojme kundre te ghitheve per te mbajtur lart flamurin e kombesise. Po, jo! Ata vijne te behen spiune te Ceverise. Tradhetojne, hedhin ne burg Shcipetare, tallen me vent t’one. Edhe buken t’one hane, edhe na leshojne …balten e tyre permi mesalle!
Te kishin pake ment Shqipetaret, nuke kembejin as ñe fjale me keta zghebet. Te mos ish kombi shcipetar ñë komb i poshter e i ndyre, i dergojin muhaghiret n’Anadoll, me ñe shkelm prapa!