Në Shqipëri përshkallëzohen demonstratat kundër planeve për prurjen e armëve kimike në Shqipëri. Demonstruesit kanë mbushur të gjitha sheshet e qyteteve kryesore shqiptare, por edhe të shteteve të tjera.Kjo tregon qartë sensibilizimin dhe masivizimin që po merr kjo cështje.

Organizatat e ndryshme të shoqërisë civile i kërkojnë transparencë Qeverisë si dhe mbylljen e bisedimeve për marrjen e armëve kimike. Parudhat e hedhura në këto demonstrime janë të shumta por dominojnë “Jo, armëve kimike”, “Të shpëtojmë shëndetin tonë”, etj.
Demonstrimet u pasqyruan edhe në gazetat e mëdha botërore të shpërdara nga agencia Associated Press dhe Reuters.

Shqipëria është palë në Konventën kundër armëve kimike, por ligji shqiptar nuk lejon që të merren operacione për asgjësimin e armeve kimike dhe helmuese.
Ndërkohe vjen njoftimi i Politikës Europiane: Catherine Ashton dhe Komisioni Europian kërkojnë shpjegime nga autoritetet shqiptare në lidhje me çështjen e armëve kimike. Komisioni Europian pret publikimin e planit të OKB-së për shkatërrimin e armëve kimike në Siri. Bashkimi Europian ka dhënë asistencën e vete që prej fillimit të inisiativës për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë, OKB-ja do të vendosë kjo do bëhet në mënyrë profesionale, ku do të përfshihet dhe kapaciteti për përballjen me efektet e shkatërrimit të armeve kimike. Kjo do behet nga organizata ndërkombëtare që janë të specializuara në shkatërrimin e armeve kimike.
Komisioni Europian pritet të ketë një tjetër reagim lidhur me çështjen e armëve kimike në Shqipëri të premten.