Belushi_in_Animal_House
Belushi në filmin Animal House

John Belushi lindi më 24 janar 1949 në Chicago, Illinois; vdiq më 5 mars 1982 në West Hollywood. I biri i dy prinderve shqiptare Adam Belushi e
Agnes Belushi, u rrit në Wheaton, Illinois. Që kur ishte në kolegjit luajti në teatër.

Më 1970 ai luan së bashku me Dan Aykroyd në  “The Blues Brothers”.

Në mbarë ShBA-të bëhet i njohur me emisionin televiziv “Saturday Night Live”. Ky emision është një nga shkallët e para për shumë aktorë për të hyrë në Hollywood.

Filmi i parë i John Belushit është “Animal House”, kurse suksesi i tij më i madh është komedia “The Blues Brothers” nga regjisori John Landis, ku ai së bashku me Dan Aykroyd bëhet figurë kulti.

Nga përdorimi i gjatë i drogës ai vdes më 1982 në moshën 33 vjeçare dhe lë pas gruan Judy Jacklin.

Vëllai i tij James Belushi është gjithashtu një aktor i njohur.

BluesBrothers
The Blues Brothers

Nderime pas vdekjes

Belushi dhe miku i tij Dan Aykroyd duhet të prezantonin shfaqjen për dhënien e Çmimit Për Efekte Pamore (i pari i këtij lloji), tek Akademia e Çmimeve (Academy Awards) në 1982, por John vdiq disa javë para eventit. Megjithëse i pushtuar nga dhimbja e humbjes së John, Aykroyd e prezantoi shfaqen vetëm duke thënë “Miku im do të kishte dashur shumë të ishte i pranishëm, për vëtë faktin se ai vetë ishte një efekt pamor”

Jeta e John Belushit përshkruhet me detaje në biografinë “Wired: The short life and fas times of John Belushi” nga Bob Woodward në 1985. Shumë miq e të afërm të Belushit, duke përfshirë gruan e tij Judy, Dan Aycroyd dhe Jim Belushi, pranuan të intervistoheshin për librin, por më pas ndjenë se prodhimi final nuk ishte një përfaqësim i Xhonit. Libri më pas u përshtat për një film, në të cilin Belushi interpretohej nga Michael Chiklis. Familja dhe miqtë e Belushit bojkotuan filmin, gjë që provokoi dhe mossuksesin e tij.

Belushi u varros në varrezat e Abel’s Hill tek Martha’s Vineyard Chilmark, Massachusetts. Mbi varrin e tij shkruhet “Unë mund të kem ikur, por rokenrolli (Rock and Roll) jeton akoma.” E veja e tij më vonë u martua sërish dhe tani quhet Judith Belushi Pisano. Judith gjithashtu shkroi nje liber biografi mbi Xhonin (në bashkëpunim me Tanner Colby), “Belushi: Një Biografi” është një përmbledhje e shkruar në vetë të parë me intervista dhe fotografi, publikuar ne 2005.

Më 1 prill 2004, 22 vjet pas vdekjes së tij, Belushi u nderua me një yll në Hollywood Walk of Fame, pas një presioni 10-vjeçar të James Belushit dhe Judith Belushi Pisano.

Në 2006, Biography Channel, shfaqi episodin “John Belushi” e “Final 24”, një dokumentar mbi 24 orët e fundit të jetës së tij.

Filmografia:
Tarzoon: Shame of the Jungle (1975) (Dublim)
Animal House (1978)
The Rutles: All You Need Is Cash (1978)
Goin’ South (1978)
Old Boyfriends (1979)
1941 (1979)
The Blues Brothers (1980)
Continental Divide (1981)
Neighbors (1981)