Reportazh nga Lek Gjoka
Reportazh nga Lek Gjoka

Përjashta qyteti i Jacksonvilles rrinte zgjuar si gjithmonë duke soditur rrjedhën e jetës e bashke me te edhe lumin St Johns River lumi i dytë në botë që buron në Jug dhe derdhet në Veri të Floridës . Dritat nëpër rrugë qëkur kishin ndërruar ndriçimin sikur i kishin dhanë një gjallëri tjetër qytetit. Dy autostradat I-95 dhe I-10 putheshin në hyrje të Downtown Jacksonvilles ku njëra vinte nga Veriu i Amerikës dhe ndalonte frymën në Miami në Jug të Floridës ndërsa I-10 bashkonte dy brigje atë të Oqeanin Atlantik në Florida lindje me Oqeanin Paqësor të Kalifornisë në perëndim të Amerikës . Nata pasi le prapa qytetin e Jacksonvilles sikur duket vërtete me pak shije natë ngaqë autostrada është zhytur në terr dhe ndriçohet vetëm nga dritat e makinave që ishin zgjuar dhe rrëshqisnin pa zhurmë e potere nëpër autostradën I-10 . Pasi udhëtuam mbi një ore e pak dhe arritëm në Lake City një qytet i vogël në mes të Jacksonvilles dhe kryeqytetit të Floridës Tallahassee morëm djathtas në I-75 njëra nga autostradat me të gjata të Amerikës dhe u nisem bashke me djalin tim Donaldin drejt destinacionit të fundit kryeqytetin e Georgia Atlanta. Rruga nëpër I-75 sikur kishte një shije tjetër udhëtimi për në floridianët ngaqë Florida nuk kishte pranuar asnjë mal në gjithë shtetin e saj me përjashtim të ca kodrave në anën e gjirit të Meksikës ku me të dukshme janë në zonën e kryeqytetit Tallahassee . Drita nisi të zbardhe në hyrje të qytetit Valdosta. Pas gati 88 milje udhëtimi në shfaqjet qyteti Albany ku sipas historisë rajoni ku ndodhet sot Albany ishte i banuar prej indianeve, të cilët e quajtën Thronateeska pas fjalës së tyre për “strall”, mineral i vlefshëm i gjetur në shtretër pranë lumit Flint.
Nelson Tift është themeluesi i qytetit Albany i cili mori tokën përgjatë lumit Flint në tetor 1836 pas largimit të dhunshëm të indianeve. Tift e quajti qytetin e tij të ri Albany sipas kryeqytetit të Nju Jorkut.
Pas gati pesë orësh e gjysmë udhëtimi dhe pasi kishim kaluar shumë qytete ku me i madhi ishte Macon arritëm në Atlanta Georgia qyteti me i madh në Jugun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku është quajtur jo zyrtarisht si kryeqyteti i “New South” (kryeqyteti i ri i Jugut”) me rreth 5.7 milionë banorë bashke me rrethinë . Atlanta është themeluar si qytet në 1837 si një qendër transporti i dy linjave hekurudhore. Është djegur gjatë luftës civile por është rindërtuar . Në 1960 njihet si qendra kryesore e organizimit e Lëvizjes për të Drejtat Civile me Dr. Martin Luther King Jr., Ralph David Abernathy e shume vendas të tjerë që solli një ndryshim rrënjësor në të drejtat civile sidomos të shtresës afrikano-amerikane. Gjatë shekullit të kaluar Atlanta ka arritur shumë përparësi në arenën ndërkombëtare botërore si një nga qendrat kryesore të transportit ajror me Aeroportin ndërkombëtare Hartsfied-Jackson-Atlanta një nga me të ngarkuarit e botës që nga 1998 .

Me djalin Donald Gjoka tek Olimpik Park ne Atalnta GA
Me djalin Donald Gjoka tek Olimpik Park ne Atalnta GA

Atlanta është vlerësuar si një qytet botëror “beta(+)” që ushtron një ndikim të moderuar në tregtinë globale, financat, arsimin, mediat, artin dhe argëtimin.
Atlanta renditet e 18 në mesin e qyteteve botërore dhe e 7 në SH .B. A – kës me një produkt të brendshëm bruto prej 320 miliardë dollarësh .
Megjithëse rrugët në Atlanta ishin zhytur në një errësirë magjepse që asnjëherë nuk shtriqej në terr sepse makinat nuk dinin të ndalonin dukë rrëshqitur pa dhimbje në asfalt. Në Parkun Olimpik përballë CNN dhe Carton Network muzika simfonike bashkë me kërcimin e një shatërvani madhështor se si të krijonte një ndjenjë të fortë emocionale . Edhe ai që nuk ishte i dashuruar me muzikën simfonike pa e kuptuar binte në dashuri me të fale një kompozimi perfekt midis kërcimit të ujit të shatërvanit dhe muzikës .
Sigurisht Atlanta Georgia të servirë aq shumë gjëra të veçanta si fabrikën e muzeun e coca cola si dhe akuariumin me të madh në botë.
Nata nuk dinte të lodhej kurrë dhe orët vraponin me shpejtësi ndaj si pa dëshire bashkë me Donaldin u nisem drejt Alpharetta në pritje të buzëqeshjes së mëngjesit që të nisem drejt qytetit të Athens dhe në Georgia Guidsone .

Lek Gjoka tek CNN ne Atlanta Goergia
Lek Gjoka tek CNN ne Atlanta Goergia

“Georgia Guidestone” apo Guri udhërrëfyes i Georgias një monument enigmatik

"Georgia Guidestone” apo Guri udhërrëfyes i Georgias (Lek Gjoka)
“Georgia Guidestone” apo Guri udhërrëfyes i Georgias (Lek Gjoka)

Vetëm 71 km nga Atlanta në një udhëtim ulje ngritje nëpër rrugën plot kodra arrita në qytetin Athens . Sigurisht kur jeton mijëra kilometra larg kontinentit Evropian ndjenjë si nostalgji të pa shpjegueshme kur viziton qytete që kanë emrin e qyteteve apo shteteve të gadishullit ilirik apo me tej. Vizita ime në Athens ka edhe një destinacion tjetër për të cilin mjaft turistike nga i gjithë bota vijnë plot ëndrra për ta vizitua dhe prekur me dorë ato pllaka gjigante graniti .
Vetëm 72 km larg nga Athens në Elbert County ndodhet Georgia Guidestone’ apo Guri udhërrëfyes i Georgia-s një monument enigmatik i ndërtuar në një kodër 750 metra mbi nivelin e detit jo në kohët e lashta por në fund të shekullit të kaluar .
Pas një udhëtimi përpara meje në një zonë fshati shfaqet e qetë dhe plotë enigmën ky monument.

"Georgia Guidestone” apo Guri udhërrëfyes i Georgias . Kush e ndertoi dhe si u ndertua .
“Georgia Guidestone” apo Guri udhërrëfyes i Georgias . Kush e ndertoi dhe si u ndertua .

E njohur si ‘Georgia Guidestone’ apo Guri udhërrëfyes i Georgia-s monumenti është i përbërë nga pesë pllaka guri rreth 6 metra të larta dhe të gjitha se bashku peshojnë 110,000 kg. Një kolonë qëndron në mes dhe katër të tjera ndodhen rreth saj.

Po çfarë të veçante ka ky monument?

I gjithë misteri qëndron të fjalët që janë gdhendur në të, në tetë gjuhë të ndryshme që janë, anglisht, spanjisht, swahili, hindi, hebraisht, arabisht, kinezisht dhe rusisht. Monumenti ka edhe veti astronomike, si përcaktimin e udhëtimit të diellit dhe shënimin e mesditës gjatë gjithë vitit.

Gjendet në këto koordinata: 34.231984°N 82.894506°Ë

Disa e quajnë si udhëzimi post-apokaliptik për njerëzit që do ti mbijetojnë Apokalipsit.
Disa e lidhin këtë monument me teorinë konspirative të “Rendit të Ri Botëror”.
Profesori Yoko Ono dhe të tjerë e kanë vlerësuar mesazhet e shënuara si “Një thirrje, nxitje për të menduari racionalist”, ndërkohë që kundërshtarët i kanë etiketuar ato si “Dhjetë Urdhërimet e Antikrishtit”.
Një aktivist i njohur, Mark Dice, mendon se “monumenti duhet shkatërruar në njëmijë copa të cilat të përdoren për një ndërtim të ri”. Duke pretenduar se “Guidestones” janë me ‘Origjinë të thellë astanikë’ dhe se arkitekti i mundshëm me pseudonimin R.C Cristian i përket një ‘Sekti sekret Luciferian’ që lidhet me “Rendin e Ri Botëror”!..
Në inaugurimin e monumentit një ministër vendas tha se “Monumenti është për adhurimin e diellit, adhurimin e kultit dhe adhurimin e djallit “!.
Në vitin 2008 Georgia Guidestone u gjet i mbuluar me vizatime që përmbanin shprehje si ‘Vdekje Rendit të Ri Botëror’ etj..
Monumenti u inaugurua në Mars 1980 dhe në ceremoni ishin prezentë mbi 100 persona.
Ja se çfarë mesazhi shkruhet në te pra në pllakat e medhaja të granitit :-

1. Mbajeni popullsinë nën 500,000,000, në ekuilibër të vazhdueshëm me natyrën.
2. Kujdesuni mençurish për riprodhimin, përmirësoni fizikun dhe diversitetin.
3. Bashkoni njerëzimin me një gjuhë të re të përbashkët.
4. Drejtoni Pasionin – Besimin – Traditën dhe të gjitha të tjerat, me arsye të matur.
5. Mbroni njerëzit dhe kombet me ligje dhe gjykata të drejta.
6. Lëreni të gjitha kombet të qeverisin brenda tyre dhe ti rregullojnë çështjet e jashtme në një gjykatë ndërkombëtare.
7. Shmangni ligjet e dëmshme dhe zyrtaret e padobishëm.
8. Balanconi të drejtat personale me detyrimet sociale.
9. Çmoni të vërtetën – Bukurinë – dashurinë duke kërkuar harmoni në infinit.
10. Mos u bej kancer për Tokën – Lini vend për Natyrën – Lini vend për Natyrën .

Georgia Guidestone anglisht
Georgia Guidestone anglisht

Dukë menduar se lufta e ftohtë nuk ka mbaruar dhe toka po kthehet kancer nga vete njerëzimi për njerëzimin zbres ngadalë nëpër rrugën plot ulje ngritje të fshatrave amerikane të Goergias ku dukesh sikur je një personazh i filmave të Hollivudit . Sigurisht mesazhet e atij monumenti enigmatik të ndërtuar në fund të shekullit të kaluar behën aq reale kur shikon përplasjet midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës , vendeve të Bashkimit Evropian me Rusinë, Kinën , Korenë e Veriut dhe një frikë të kaplon ku frika e një luftë të re bërthamore mund të trokasë pa pritur e pa menduar dhe planeti Tokë mund të kaloi në një Apolikaps tjetër dhe të realizohet mesazhi i pare i monumentit të mësipërme që në planetin Tokë te ketë vetëm 550 milionë njerëz sepse arka e re e Nojes nuk udhëton dot nëpër ndonjë larg qoftë luftë e re bërthamore .

Georgia Guidestone rusisht
Georgia Guidestone rusisht
Georgia Guidestone spanisht
Georgia Guidestone spanisht
Georgia Guidestone Hindi, Hebrew
Georgia Guidestone Hindi, Hebrew
Georgia Guidestone gjuhe kineze Swahili
Georgia Guidestone gjuhe kineze Swahili

 

Me dëshirën që përsëri të vij për të vizituar “Georgia Guidestone” apo Guri udhërrëfyes i Georgias sigurisht çdo shqiptar që viziton Amerikën do të bënte mirë të bënte një ndalesë të shkurtër në Atlanta dhe të vizitoje ketë mrekulli të fund shekullit të XX-të , ku përveç monumentit Guri udhërrëfyes i Georgias mund të beje një ndalese edhe një moment tjetër enigmatik në Miami Florida që është Coral Castle keshtjelle e ndertuar nga nje njeri enigmatik qe dyshojne se vjen nga nje planet tjeter  .
Rrugën nëpër autostradën I-75 drejt Floridës dukej sikur makina e kishte mësuar përmendsh . Gati gjashtë orë udhëtimi fluturuan shumë shpejtë nëpër një autostradë moderne pa asnjë ndalesë apo pagesë që sot i ke rëndom nëpër Evropë madje edhe në Shqipërinë e varfër dhe makina ndaloi në Jacksonville Florida në një ndalesë 20 vjeçare dukë rregjistruar në kujtesën time mjaft gjera të bukura dhe enigmatike sikur ishte vizita në “Georgia Guidestone” apo Guri udhërrëfyes i Georgias një monument enigmatik të shekullit që lame pas .

*

Atlanta Georgia
Jacksonville Florida
2018