Arif_Demolli
Arif Demolli

Arif Demolli lindi më 2 maj 1949 në Gllogovicë të Prishtinës. Mësimet e para i mori në vendlindje, kurse në Prishtinë mbaroi shkollën e mesme normale dhe fakultetin filozofik, grupin e gjuhës dhe letërsisë shqiptare. Pos në arsim punoi në revistën “Bota e Re”, Televizionin e Prishtinës, “Fjala”, “Pionieri” dhe tani në MASHT, në Prishtinë. Tregimet e tij jane perfshire ne panorama dhe ne antologji te ndryshme te prozatoreve shqiptare.Librat Ballkonet e nje qyteze dhe Pellumbat e kujtimeve i jane ribotuar edhe në Tiranë. Më 1981 u burgos dhe u dënua me dy vjet burg, kurse deri më 1990 mbeti pa punë dhe pa të drejtë botimi të veprave të tij. Për romanin “Të gjallët dhe të vdekurit e një fëmijërie” mori Çmimin Pjetër Bogdani të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, kurse për librin “Pse gjirafa ka qafë të gjatë” mori çmimin letrar Vehbi Kikaj. Është autor dhe bashkautor edhe i disa librave të leximit. Jeton në Prishtinë.

Shkruan krysisht prozë, për femijë e për të rritur. Merret dhe me përkthime letrare.
Veprat letrare

Pëllumbat e kujtimeve 1978
Ballkonet e një qyteze 1979
Lushi si askushi 1980
Fjalim para tokave të vjetra
Njeriu i blertë
Ante portas
Shkullësit e përjetshëm
Të gjallët dhe të vdekurit e një fëmijërie 1993
Lushi në kopshtin e magjepsur
Druri ku duan të jetojnë të gjithë
Vdekja e Akanit 1990
Pse gjirafa ka qafë të gjatë
Farët magjike
Lulevera dhe Ylberi
Si mbetën gjallë shqiptarët
Pëllumbat e kujtimeve
Kur je më i vogli
Nën kafaz-tërë gaz