E para gazetë e emigrantëve shqiptarë në Greqi, botuar më 10 prill 1993, në Athinë.
Dalja e një gazete në shqip, në Greqi, dhe shpërndarja e saj fillimish tnë sheshin “Omonia” e pastaj në Praktorion e autobuzave të Athinës, ishte një ngjarje kaq befasuese dhe e papritur në rradhët ë emigracionit shqiptar, saqë shumëkush nuk e besonte se ishte botuar nga vetë emigrantët, dhe aq më tepër, se ishte shtypu rnë një shtypshkronjë të vogël greke, në Kolonaq të Athinës. Dhe, kur bindeshin nga fjala e shitësit të gazetës (që në të vërtetë ishte vetë botuesi), atëhere emigrantët, plot entusiazëm, kërkonin të blinin dy tri dhe deri në 10 gazeta për njeri, duke thënë se do t’i shpërndanin ndër emigrantët e shumtë që kishte në zonat ku punonin e jetonin. E kështu, në mënyrë spontane, dolën vullnetarët e parë të shpërndarjes së gazetës së emigrantëve.
Por ky interes u shtua me daljen e numrave të tjerë, sepse emigrantët, në faqet e saj lexonin për hallet dhe problemet e tyre dhe e kuptuan se në kushtet e një indiference totale, si të shtetit shqiptar, ashtu dhe të shtetit ku punonin si argatë me gjysëm pagese, tashmë do të kishte një organ që do të fliste në emër të tyre,që do t’u qante hallet, e ku do të lexonin lajme dhe informacione nga Atdheu në gjuhën amtare.Gazeta “Egnatia” nuk i gënjeu kurrë shpresat e lexuesve të vet se ajo do të bënte një luftë të jashtëzakonshme për të mbrojtur dinjitetin e emigrantit shqiptar, fytyra e të cilit, nën influencën e propagandës së shfrenuar të masmendias, ishte kthyer në një sinonim të së keqes, dhunës, egërsisë, veseve të liga, pabesisë dhe krimit. Çfarë nuk thoshte masmendia, televizioni dhe gazetat greke, kundër emigrantëve shqiptarë!. Mjafton të kujtoj se, në të parën natë të Vitit të Ri (1992), që festonim jashtë Atdheut, shqiptarët emigrantë anë e mbanë Greqisë, në vend që të gëzoninqë jetonin në një botë të lirë, do të përjetonin një tmerr të padëgjuar kurrë në jetën e tyre. Programet e Televizioneve greke e kishin ndërprerë programin e argëtimit, dhe për pothuajse një orë, do të merreshin me një aksion blic policie në disa fshatra e në lagje të Athinës për të kapur shqiptarët. Kronika jepej direkt nga terreni,madje here pas here shkëputej programi e kthehej sërish, pasi komentatori thoshte “pa të shohim ç’të reja kemi nga aksioni për kapjen e emigrantëve të paligjshëm shqiptare – alvanos metanastis”. Dukej që çdo gjë ishte e para përgatitur për një gjueti spektakolare raciste antishqiptare. Ishte tronditëse. Ishte e paimagjinueshme. Ky refren do të vazhdonte, jo me ditë, por me vite, deri në absurditete te të tilla me ngjyra shqiptarofobie e të shpikura nga klika Micotaqi, (të aplikuara me oreks edhe nga Papandreistët pasokxhi),si famëkeqet aksione çnjerëzore në rang kombëtar dhe me emër fyes e përbuzës “Skupa ja ton alvanus” – fshesë për shqiptarët.Këtu duhet gjetur shkaku se përse u prit me aq dashuri e shpresë gazeta”Emigranti-Egnatia”-Ajo gazetë e vogël modeste, që në fillimet e veta u prit me urrejtje nga renegatët shqiptarë, që ishin inkuadruar në shoqata antishqiptare vorioepirote,veçmas një shoqatë famëkeqe voriopepirote e himariotëve, e cila arriti deri atje sa, kur e panë që nuk po arrinin ta fusnin nën kontroll gazetën, gjetën rrugën e tradhëtisë duke e spiunuar botuesin në policinë greke, e cila nuk vonoi të trokasë në shtëpinë ku ai banonte duke sjelle frikë tek fëmijët e tij të vegjël që ishin vetëm në shtëpi. Por, pavarësisht nga vështirësitë dhe pengesat, gazeta arriti që me një forcë të jashtëzakonshme shprehëse të jepte kontribut për të thyer konceptet antishqiptare të masmedias greke, të televizionit dhe gazetave. Ajo arriti të rrokë vëmendjen dhe kureshtjen e vëllezërve tanë të një gjaku, arvanitasve anë e mbanë Greqisë, të cilët nisën ta blejnë gazetën me dëshirën që të mësonin e të lexonin shqip. I paharruari Aristidh Kola, studiues e personalitet imadh, ish president i Arvanitasve të Greqisë, gëzohej për çdo perparim apo sukses i emigrantëve shqiptarë që i quante hapur vellezër. Ngrohtësia e përkrahjae tij ishte një stimul i jashtëkonshëm që të mos hiqeshim nga udha që kishim nisur.
Gazeta arriti të ketë influencë pozitive edhe në rradhët e shkrimtarëve dhe artistëve greke, shkrimtari Kosta Valeta, aktorja Mimi Dennisi, shkrimtari G.Jiakumis, poetja Leta Kucohera, e plot të tjerë, të cilët e përshëndetën ngrohtësisht veprimtarinë intelektualedhe krijuese të emigrantëve shqiptarë.”Egnatia” mbrojti me këmbëngulje interesat e emigrantëve shqiptarë, që hiqnin të zitë e ullirit nëpër tërë hapësirën greke. Në faqet e saj gjen ngjarje rrënqethëse dhe të rënda që pësonin emigrantët, dukeu bërë kështu një kronikë e gjallë e fateve njerëzore. Ajo ushqeu tek bashkatdhetarët në mërgim dashurinë për Atdheun, nëpërmjet lajmeve e shkrimeve të ndryshme ajo paraqiste gjendjen në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi. Gazeta botonte në faqet e saj edhe materiale në gjuhën greke mbi zhvillimet demokratike në Shqipëri dhe analiza estatistika nga zhvillimet ekonomike në Bashkimin Europian, ndaj të cilit Shqipëria mbante një qëndrim inspirues me dëshirën për t’u inkuadruar në rradhëte saj. Në faqen e parë, gazeta kishte të vendosur flamurin e Bashkimit Europian me shprehjen “Drejt Europës”. Në fillim botohej me 4, e më pas me 12 dhe16 faqe. Shtypej në Athinë dhe shpërndahej anë e mbanë Greqisë, ndërsa mbi njëmije kopje të saj qarkullonte edhe në Shqipëri ku shume prindër ishin të iteresuar për femijët e tyre emigrantë në Greqi.
Janë të shumtë bashkëpunëtorët e “Egnatias” nga rradhët e emigrantëve shqiptarë në Greqi, gjë që e bën të pamundur të përmenden të gjithë, por gjithsesi, mund të sillen emrat e atyre që ishin më pranë redaksisë,që shkruanin më shpesh dhe më aktivë në shpërndarjen e gazetës, e cila në fillimet e veta, kalonte dorazi me një vështirësi të jashtëzakonshme dhe më vonë, do të kalonte nëpër linjat e shpërndarjes së shtypit, në Greqi dhe në Shqipëri. Që në përgatitjen e numurit të parë të gazetës, që doli me emrin fillestar “Emigranti”, u kërkua ndihma e shkrimtarit Spiro Xhai që jetonte në Athinë, për një lidhje me ndonjë shtypshkronjë greke, e cila do të mundë të shtypte me gërma shqipe, ndihmë të cilën shkrimtari Xhai nuk e kurseu dhe për këtë meriton mirënjohje. Dihet se greqishtja ka një alfabet krejt të ndryshëm nga latinishtja. Kompiuteristët e kishin të vështirë të shkruanin në alfabetin latin dhe bënin gabime të shumta. Më së fundi, pas peripecish të shumta, u gjend qendra kompiuterike e shtypit e çiftit dashamirës grek Eleni e Babi Golema në rrugën Xhavella 3, të Kolonaqit të Athinës.
Ndërkohë që pas daljes së numrave të parë që dallonin shkrime që u përballuan vetëm nga botuesi, në numrat pasues nisën të bëhen të njohur autor të rinj shkrimesh dhe krijimesh letrare. Ndër të parët bashkëpunëtorë ishte Genc Çobani, gazetar, që jetonte familjarisht në Kesariani dhe punonte mekanik. Poeti Gazmend Kapllani, student në Universitetin e Athinës, dega filosofi, do të ishte bashkëpunëtori më i kualifikuar përsa i përket temave të filozofisë, shkencës dhe letërsisë. Gazetës do ti bënte jehonë ne Radio BBC në gjuhën shqipe gazetari Robert Goro që ishte njëkohësish bashkpunëtor shumë i çmuar. Dhimiter Gjoka-Qeparoi do të ishte ai që dotë jepte ndihmesën e tij të madhe në shpërndarjen e gazetës, sidomos të dielave bashkë me Kostaq Cancon, Artur Diamantin, Gencin dhe botuesin, në pazarin e Monastiraqit por dhe në Praktorio, stacioni autobuzave të linjës Athinë -Tiranë, ku mblidheshin shumë shqiptarë.
Pianistja emigrante nga shkodra Marita Vuksani do të angazhohej për ta shtrirë influencën e gazetës në rradhët e intelektualëve grekë. Një prej tyre ishte miku i dajës së saj, poetit Fatos Arapi, shkrimtari grek Kostas Valetas që arriti të prononcohet pozitivisht në shtyp për krijimtarinë artistike të emigrantëve shqiptarë. Në faqet e gazetës “Egantia” do të spikasin emrat e Festim Litit, autor i shumë e shumë përshkrimeve emocional edhe i poezive të ndjeshme, një nga bashkëpunëtorët më të dalluar për shpërndarjene shtypit në Larisa. Eglantina Kume, protagoniste e disa filmave artistikë shqiptarë, kineaste dhe krijuese letrare, ishte këshilltare e mirë dhe entusiaste e gazetës, tashmë autore e dy librave të botuar në Shqipëri. Eglantina vazhdon të jetojë familjarisht në Athinë. Tatiana Qurku,poete e talentuar, e cila solli për faqet e gazetës poezi me ndjenja të holla dhe emocione të fuqishme nga jeta e emigrantëve. Rajmonda Diamanti ishte një emigrante e talentuar në moshën 15 vjeçare, autore e disa poezive dhe përshkrimeve emocionale botuar në “Egnatia” e më pas në librin”Balada e largësive”, Zhaneta Ogranaj, gazetare dhe poete e burgosur nga diktatura. Bashkëpunëtorë të gazetës ishin inxhinjer Andon Ikonomi, Pilo Zybai, Angjelina Xharo, Ilia Vasili, Dritan Haxhia, Albert Zholi, Ramadan Bigza, Adrian Kondakçi, Lek Gjoka, Andon Dedi, Majlinda e Ilirian Zeneli, Arian Begaj, Frang Marku, Vat Shoshi, Save Velço, Agim Pipa, Hysen Sinani, Kostaq Papa, gazetaret sportiv Ramadan Bigza, A. Karanxha e të tjerë. Shpesh herë redaksisë i vinin shkrime edhe nga Shqipëria, si nga shkrimtari Nasho Jorgaqi, i moshuari Irfan Çela nga Tirana, ndërsa letrat e emigrantëve ishin të përhershme në faqet e saj. Gazeta pati jehonë shumë pozitive në Shqipëri dhe vleresime për të ka patur në mjaft gazeta të përditshme shqiptare me autorë, Floriana Paskali, Spartak Braho, Pipi Mitrojorgji e të tjere. Gjithashtu jehonë i është bërë në BBC, gazetën “Iliria” Boston dhe Televizionin shqiptar.
Mbas largimit të botuesit e krijuesit të saj K.Traboini nga Greqia në Amerikë, gazetën e mori në drejtim Floriana Paskali, e cila e shoqëroi në pak numra deri në mbylljen e saj. Megjithë zërat që dolën në shtypin shqiptar që “Egnatia” të rihapej, ajo nuk e pa me dritën e botimit. Por gjithsesi, si nismëtare e shtypit shqiptar në Greqi, “Egnatia” e kishte kryer më së miri misionin e saj, duke zënë një vend të merituar në historinë e re të gazetarisë shqiptare në mërgim. Udhën e saj do ta ndiqnin plot gazeta e revista të tjera në gjuhën shqipe në Greqi.