Fitim Makashi aktori i njohur i skenës dhe ekranit

Fitim Makashi u lind më 10 prill 1944 në Gjirokastër. Në vitin 1963 nisi studimet në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë për aktor dhe ka mbaruar në 1967. Për një kohë të gjatë punon si pedagog në ILA dhe në të njëjtën kohë u aktivizua herë pas here në Teatrin Popullor, (sot Teatri Kombëtar).

Në vitin 1978 emërohet aktor në këtë Teatrin Popullor, ku vazhdoi karrierën artistike si aktor deri në vitet 90-të. U nda nga jeta më 31 Janar 2026.

Ai realizoi një sërë rolesh që lanë gjurmë në skenën e Teatri Popullor (Teatri Kombëtar) si:

Pedagogu në “Pas provimit të dytë” ,

Drejtori i fermës në “Ata që duhen”,

Benit tek “Vdekja e një komisioneri”,

Bedriu tek “Dritat e skenës”,

Telhai tek “Besa”,

Filipoviç` tek “Inspektori”.

Në film ai per here te pare u paraqit me një rolin marinarit në filmin “Dueli i heshtur”, në vitin 1967, pastaj tek filmi “Prita” (1968), “Njësiti gueril” (1969), “Ndërgjegja” (1972), “Rugicat që kërkonin diell” (1975), “Në fillim të verës” (1975), “Ilegalët” (1976), “Nga mesi i errësirës” (1978), “Intendenti” (1980), “Gjurmë në kaltërsi” (1981), “Tre njerëz me guna” (1985), “Shpella e piratëve” (1991), dhe “Vdekja e kalit” (1992).

You cannot copy content of this page