Më 8 dhjetor 1912 në Boston u mbajt Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Vatrës qe vendosi të dërgojë Faik Konicën delegat në Evropë dhe Shqipëri që tu paraqiste njerësve e politikanëve mendimet për të zgjedhur në Fronin e Shqipërisë dikë nga një derë mbretërore dhe për të bërë Kushtetutën e Shqipërisë.
Faik Konica dhe Fan Noli shkuan në Londër pas disa ditësh, si përfaqësues përkatësisht të Federatës Vatra dhe “Kishës Ortodokse “Shën Gjergjit” të shqiptarëve në Amerikë.
Në numrat e gazetës Dielli, Konica shpalos qartë mendimin e tij për vendosjen në fronin e Shqipërisë të një princi kristian, me arsyetimin e afrimit me Europën dhe paragjykimet e kësaj të fundit për muslimanizmin. Në disa organe të shqypit të kohës ndërkohe lakohej emri i Ahmet Fuat, si kandidat, që mendohej se do të përkrahej edhe nga Komuniteti Mysliman.
Sipas Konicës, zgjedhja e një princi mysliman në fronin e Shqipërisë do ta radhiste vendin në orient, kjo do ta vështirësonte bërjen e Shqipërisë në mes të Europës sepse do të dukej si mosndryshim nga koha që kishte qenë nën Turqinë.
Konica propozon që të ndryshojë cdo gjë edhe simbolika e përfaqësimit të Shqipërisë në Europë.
Me pas ndoshta edhe nga këto përpjekje të Konices sollën në Shqipëri më 1914 Princ Vidin