Skënder Petro Luarasi, atdhetar, shkrimtar dhe përkthyes.
U lind në Luaras të Kolonjës më 19 janar 1900. Arsimin fillor shqip e bëri në Korçë e Negovan nën kujdesin e të atit Petro Nini Luarasi. Më pas studjoi në Robert Kolezh, Stamboll, Turqi (1912-1913), Internacional Kolege-Springfield Mass etj, në ShBA (1916-1920), kreu Gjimnazin Klasik, Fraishtadt, Austri (1922-1926) dhe u diplomuar në Fakultetin e Filologjisë, Vjenë, Austri më 1930.

skender-luarasi-1
Skender Luarasi

 

 

Pas përfundimit të shkollës, kthehet në atdhe dhe shërben si mësues në Vlorë, Tiranë dhe Shkodër. I nisur nga idealet e lirisë dhe internacionalizmit, shkoi në Brigadat Internacionale në Spanjë, për të luftuar kundër fashizmit. Më pas ka vuajtur internimin në një kamp përqëndrimi në Francë.

S. Luarasi e ka nisur aktivitetin letrar që në moshë të re. Në brezin e viteve 30-të ai ishte arsimtar, publicist, gazetar, përkthyes, dramaturg dhe drejtues e bashkëpunëtor i disa organeve të shtypit, si në revistat: Studenti ShBA, 1920, Djalëria, Austri, 1927-1928 dhe kryeredaktor i revistës Vullnetari i Lirisë Spanjë, 1937.
Mbas vitit 1944 ka punuar si redaktor dhe përkthyes në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri” në Tiranë, Pedagog në Fakultetin e Historisë e Filologjisë.
Vdiq në Tiranë më 27 prill 1982

 

 

 

 

 

 

Për veprimtarinë e tij të shquar është nderuar me urdhrat e lartë : Urdhëri i Flamurit (1960) dhe Nderi i Kombit (1996).

Veprat letrare

Agimi i lirisë – dramë
Isa Boletini – monografi
Ismail Qemali – monografi
Motrat Qiriazi – monografi
Kolonel Thomson
Petro N. Luarasi – jeta dhe vepra
Migjeni – jeta dhe vepra
Gjerasim Qiriazi – jeta dhe vepra
Kongresi i dytë i Manastirit
7 Prill – Komedi
Sevasti Qiriazi – vepra
Në Brigadat internacionale
Stuhi në prill – dramë
Fjala shqipe – publicistikë
Fjala e lirë shqipe – publicistikë e studime
Kujtime historike
Kujtime autobiografike (Ç’kam parë e ç’kam dëgjuar)
Tri jetë, Koloneli Tomson – Ismail Qemali – Isa Boletini

Përkthime

Mbreti Lir
Rikardi III
Tregtari i Venedikut