Ndeshja e parë:
Meksikë – Kamerun, një ndeshje që u mbyll me rezultatin 1-0 për Meksikën me gol të Peralta në minutën e 61-të pas një loje të barabartë.
Ndeshja e dytë:
Grupi B Spanja 1-5 Holanda.
Goli i parë i ndeshjes u shënua me 11-metërsh nga Alonso për Spanjën. Në minutën e 44 barazimi nga van Persie. Kështu pjesa e parë u mbyll në barazim. Pjesa e dytë ishte një befasi për tifozet, hollandezët shënuan edhe 4 gola, në minutën e 53-të Robben, në të 64-tërtën de Vrij, pastaj prap van Persie në minutën e 72-të dhe në fund sërish Robben në minutën e 80-të
Spanjollëve i duhet të fitojnë 2 ndeshjet e tjera në grup, kundër Kilit dhe Australisë, për të shpresuar.
Ndeshja e tretë:
Grupi B Kili 3-1 Australia
Golat për Kilin u shënuan në minutën e 12-të dhe të 14-të nga Sanchez dhe Valdivia. Në minutën e 35-të ngushtoi diferencën Caholl për Australinë. Me rezultatin Kili 2-1 Argjentina përfundoi pjesa e parë. Në pjesën e dytë loja vazhdoi me përpjekjet e të dy palëve, por me një lojë më të qartë nga ana e kilianëve të cilët shënuan edhe në minuten 90+2 me anë të Beausejour.
Kështu kanë përfunduar takimet e para në grupin A dhe B
Grupi A
Brazil 1-0 Kroaci
Meksiko 1-0 Kamerun
Grupi B
Spanjë 1-5 Hollandë
Kili 3-1 Australia
Sot do të luajnë:
Në orën 19.00 me kohën e Tiranës në TVSH, ora 13:00 me orën lindore të SHBA në ESPN Kolumbia – Greqia (grupi C)
Në orën 22.00 me kohën e Tiranës në TVSH, ora 16:00 me orën lindore të SHBA në ESPN Uruguaji – Kosta Rika (grupi D)
Në orën 24.00 (dt 15) me kohën e Tiranës në TVSH, ora 18:00 me orën lindore të SHBA në ESPN Anglia – Italia (grupi D)
Në orën 04.00 (dt 15) me kohën e Tiranës në TVSH, ora 22:00 me orën lindore të SHBA në ESPN Bregu Fildishte – Japonia (grupi C)