Nga Gjush Sheldija /

kishe e vendvarrimi i gjergj kastriotit-lezhe.
Vendvarrimi i Gjergj Kastriotit – Kishe, Lezhe.

 

Shënime historike rreth dioqezës së Lezhës

Lezha (Lissus-Lyssos) thuhet se u themelue nga Dionizi Plak i Sirakuzës aty kah viti 385 para Krishtit. Ka Akrolisson ase Malin e të Shelbuemit, nalt 410m dhe Akrolisson e Lezhës nalt 186 m. Maja e Akrolisson-it gjindet në tyrbe, thirrë Xhymert Kasap.
Diodor Siculi la të shkrueme se themeluesi kishte pajisë qytetin me gjimnaze të mëdha e me tempuj të bukur. Hani gjet nën dhé mbi ndertesat bizantine e veneciane, tepricat e fundit të vepres dioniciane. Plini e quen vend i banuem prej qytetarëve romakë. Qiriako i Ankonës në vitin 436 pau muret e mëdha me mbishkrime Latine.
Në vitin 1393 familja e Dukagjinasvet ia lëshoi Venedikut. Në vitin 1440 kështjellën e rrënoi një zjarr i madh. Në 1 mars 1444, Gjergj Kastrioti Skënderbeu mbajti Kuvendin e Lezhës ku u lidh Besa Shqiptare dhe po aty, me 17 kallnuer 1467, vdiq e u vorrue në Katedralen e Shën Kollit e cila, si hynë turqit, qe shndërrue në xhami. Në vitin 1478 ra për të parën herë në dorë të Turkut. në vitin 1501 banorët e Lezhës kërkuen ndihmën e Venedikut që mbas një marrëveshjeje me Turqinë, e mbajti deri me 1506, kur e pushtoi Sulltan Bajaziti, por që kështjellën e kishin shembë më parë venedikasit.
Në vitin 1614 në kështjellë banojshin 80 shtëpi turke. Po në këtë vit, pazari i Lezhës kishte 500 shtëpi. Kisha e Shën Kollit u shndërrue në xhami në vitin 1580. Qysh që Lezha ra në dorë të Turkut, ipeshkëvijtë, më të shumtën, ndejën në Merqi deri në vitin 1798. Imzot Malci zuni vend në Vel. Në vitin 1847 ngulën në Kallmet. Kah viti 1592 Shën Gregori emnoi ipeshkëv Gjonin dhe për 768 vjet nuk permendet asnjë ipeshkëv.
Acta et Diplomata përmendin një seri prej 14 ipeshkëvijsh tue nisë nga viti 1357 deri 1397. Eubel i shtoi në 28 ipeshkëvij tue i pru deri në vitin 1496, mjesa Pooten ven 40 ipeshkëvij tue e pru vargun deri te Imzot Dodmasej, i cili vdiq në Kallmet me 27 shtatuer 1868 (Mbas tij erdh Imzot Françesk Malczynski, polak, prej 1870 deri më 1908).
Në vitin 1405 përmendet kisha e Shën Mrijës.
Prej 40 ipeshkvijvet të Lezhës, simbas dokumentave, vetëm 15 qenë shqiptarë. Jerokli Sinekdemi i shek. X beson se Lezha ka ba pjesë për do kohë nën Durrës, por kjo bie poshtë simbas dokumentit të Imzot Pooten të vitit 1863 bazue në Farlatin. Lezha pati shumë kishë e manastire të përmenduna si ai i Shën Llezhdrit në Mal të Shejtë të Oroshit, i Benediktinëvet dhe i Françeskanëvet në Lezhë me kishën e të Shelbuemit, të Shën Llezhdrit të Bokianit (përmbi Spiten, Zejmen) dhe Kuvendi që dikur ishte i Benediktinëvet simbas një shenjimi të Cohen, vit II.1166.
Mark Skura arqipeshkëv i Durrësit la të shkrueme se dioqeza e Lezhës kishte 14.000 katolikë, mjesa në vitin 1649-1653 Mark Kryezezi thotë se Lezha kishte 23 prifterinj, 19 xhakoj, 8.000 katolikë. Ipeshkëvi Gjergji II, në vitin 1656 katolikët i cakton në 7.000 vetë. Imzot Pooten në vitin 1866 ven në dioqezë 22 famullina me 20.000 katolikë dhe provon se kjo dioqezë kje gjithmonë sufragane e metropolisë së Tivarit.
Në vitin 1887 Lezha si edhe Sapa e Pulti që përpara ishin sufragane të metropolisë së Tivarit , u banë sufragane të metropolisë së Shkodrës.
Tashti vetëm Lezha ka vetëm famullinat e krahinës së vet.
Në vitin 1888 në krahinën e Lezhës figurojnë 24 famullina (simbas Missiones Catholicae, 1888); Lezha, Kallmeti, Kakarriqi, Balldreni, Merqia, Vela, Bulgri, Kryezezi, Manastiri, Gryka, Pëllana, Zejmeni (Sojmeni). Në krahinën e Mirditës: Oroshi, Spaçi, Kashnjeti, Korthpula, Shën Gjergji, Kaçinari, Frenga , Kalivaqja, Qafa e Malit, Fandi, Nderfana e Blinishti.

Ipeshkëvijtë e Lezhës:

Viti                                  Ipeshkëvijtë
592 mbas Krishtit, –- Gjoni.
Këtu mbetet një boshllek prej 768 vjetësh dhe deri tash dokumenta arsyetues nuk ka.
1360 (rreth) –——– Dionizi.
1370 –—————– Deda.
1385 —————— Gregori nga Venediku, domenikan.
vit i pasigurtë –—— Andrea nga Trevizi, domenikan.
1426 –—————- Andrea II, lindur në Epir.
1426 –—————- Pjetri nga Pirani.
1456 –—————- Andrea III. Papa i dha lejen me zgjidhë prej mallkimit Pal Dukagjinin, i cili kishte ba lidhje me Turqit. Papa Kalisti III me 18.VIII.1457 i jep Princit të fuqishëm, Gjergj Kastriotit, fakultetin me i shpallë popullit se të gjithë ata që do të vizitojshin e do të ndihmojshin për rindertimin e kishës së Shën Nikollës në Lezhë, fitojshin ndjesen për disa ditë të mëdha.
1457 –————— Vlashi de Albania (nga Arbëni ?), domenikan.
1489 –————— Pjetri II Maloncius nga Venediku.
1498 –————— Françesk Gaspare, françeskan.
1509 —————   Pjetri III.
vit i pasigurtë —— Gjergji.
1513 –————— Mikeli de Natars nga Naters, provincë e Kabaliceses, domenikan.
1517 –————— Nikolla.
1518 –————— Gjoni II, françeskan.
1519 –————— Ferdinandi de Rosa, me gjasë spanjoll i Urdhnit të Shperblimit.
1525 –————— Nikolla II de Nante vdes.
1525 –————— Gjoni III de Stymaj, lindë në Shqipni.
1535 –————— Guljemi Alebrox de Turbi, karmelitan, profesor teologjie.
1558 –————— Nikolla III Guerini, i Urdhnit Çertozinëvet.
Vit i pasigurtë. Gjoni IV. Në vitin 1570 qe burgosë e si duket edhe mergue nga turqit, sepse si i dyshimtë se kishte pasë gisht me venedikas, kur këta deshën me ripushtue Lezhën në atë vit.
1575 –—————- Theodori Kalompsi, kanonik i Ulqinit edhe në Shkodër.
1578 –—————- Marini Marjan Braiano, françeskan. Për dy vjet qe edhe zevendës në Shkodër.
Vit i pasigurtë. Inoçenci Stoiçina nga Raguza, benediktin.
1561 –————— Benedikti Ursini, nga Poçovi, dalmatin. Në vitin 1626 qe administrator i Shkodrës, detyrë të cilën e mbajti deri më 1637 që ia lëshoi priftit të Tivarit e Komisarit Apostolik të Epirit Gjergj Vulskoviçit.
1649 – Mark Skura. Ky në vizitë që i ban dioqezës, arqipeshkëvi i Durrësit, ve 14.000 katolikë me 10 meshtarë, ndersa Marku Kryeziu jep 18.000 katolikë me 19 klerikë.
1656 –————— Gjergji II Vladanji, shkodran. Ky shenon se Lezha ka 7.000 banorë katolikë. Vdiq më 1692.
1692 –————–  Nikolla IV, Vladanji, shkodran. Mori pjesë në Konçilin I shqiptar. Qe porositë me pasë kujdes për klerikët e Seminarit të Veljes.
1728 –————— Gjoni IV Gallata, lindë në Kurbi, Durrës.
1738 –————— Simoni Zezaj (Negri) nga Zadrima.
1748 –————— Pali, gjak me Imzot Pal Kamsin, Ipeshkëv i Shkodrës.
1750 –————— Antoni Kryezezi nga Lezha, françeskan.
1765 –—————- Gjergji III Junki, lindun në Tivar, më 1786, qe emnue arqipeshkëv i Tivarit. Vdiq më 26.I.1787.
1786 –————— Mikeli II Kryezezi, prift i Lezhës. Qe njëherit dhe Abat i Shën LLezhdrit të Mirditës.
1798 –————— Nikolla Malçi. Vdiq më 1825. Në vitin 1802 ndërtoi qelën në Vel, ku pat rezidencën.
1826 —————- Gabrieli Barishtiq nga Bosnja. Qe vizitator Apostolik i Shqipënisë. Si vojti në Raguzë për disa kohë për arsye shëndetësore, erdhi në Kuvend të Françeskanëvet, në Kep të Rodonit, ku vdiq më 1841 dhe aty u vorrue. Qe françeskan.
1842 –————— Gjoni Topich. Lindi në Spaleto më 1790. Qe françeskan.
1853 –————— Luigji Çurçija lindun në Raguzë.
1858 –————— Pali II Dodmasej, shkodran.
1870 –————— Françesku Malczynski, polak. Deri në vitin 1905. Pati si ndihmës Imzot Fr. Leonard Deda. Mbas vdekjes së Imzot Leonard Dedës që vdiq më 1907 e mbajti edhe për një vit ipeshkëvinë e Lezhës, megjithëse ishte në pushim.
1905 (30.IV.) ——- Leonard Deda, shkodran. Vdiq më 1907.
1911(21.IX) ———  Imzot Luigj Bumçi, shkodran. Vdiq më 1945. Ndertoi Kishën e Kallmetit.
1949-1951(fund) –– Dom Ndre Lufi, Vikar Kapitullar.
1951 (Janar) ——— Dom Ndoc Sahatçija. Vikar Kapitullar, me ndejë në Merqi.

Dioqeza e Lezhes gjendet ne jug te Shkodres. Ne burimet historike figuron si dioqeze ne shek. VI. Sipas te gjitha gjasave, deri ne kohen e M. Bizzit (viti 1610), ishte nen kryedioqezen e Durresit. Pas pushtimit turk ne vitin 1478, kjo dioqeze u shkaterrua. Ne shenje ngadhenjimi, kishen katedrale kushtuar shen Nikollit, si edhe kishen e shen Ndout te Padoves, e cila daton nga viti 1240, turqit i shnderruan ne xhami. M.Bizzi, relator i Selise se Shenjte, ne raportin e vet te vitit 1610, me rastin e vizites qe beri ne kete dioqeze, shenon se, ne qytetin e Lezhes (pa rrethina) ka pasur vetem 30 shtepi katolike. Kurse sipas relatorit te Selise se Shenjte, Shtjefen Gasprit, ne vitet 1671, ka pasur 19 prifterinj dhe 917 shtepi katolike me 7.025 katolike.
Ndersa ne kohen e Kuvendit te Arberit, mbajtur ne Merqi te Lezhes ne vitin 1703, numri i besimtareve ishte pergjysmuar ne krahasim me vitet e fundit. Dioqeza, ne ate kohe udhehiqej nga Imzot Nikolle Vlladanji, i cili per shkak te rrethanave te kohes, e kishte seline here ne Merqi dhe here ne abacine e shen Ledhrit ne Mirdite. Numeroheshin gjithsej 17 famulli, 1.075 shtepi dhe 7.645 besimtare. Ne vitin 1844, Lezha kishte 17.999 besimtare: me 1927 kishte 12 famulli me 8.335 katolike, me qender te vet Kallmetin.
Shugurimi i Katedrales se re, kushtuar Shen Nikolles, u be me 28 tetor 2007.

skulptura e Shenn Eufomise-kallmet
Skulptura e Shen Eufomise – Kallmet, Lezhe