stadiumi 2

Pamvje te aksidentit nga stadiumi ne Brazil .

Në stadium e Brazilit, ku do të mbahet ndeshja finale për “Kupën e Botës 2014”, kanë mbetur dy persona të vdekur, si pasojë e rrëzimit të një vinçi.

Stadiumi ndodhet në fazën finale të rikonstruktimit,ku gjithçka duket së është gati për finalen e botës. Por mesa duket stadiumi nuk ka pritur më gjatë për të shkaktuar viktimat e para. Një vinç, me peshë 500 ton, i cili ndodhej në pjesën lindore të stadiumit, është shkëputur dhe ka lënë të vdekur dy punëtorë.

Mësohet se ka vdekur 42-vjeçari, Fabio Luis Pereira, si dhe 44-vjeçari Ronaldo Oliveira dos Santos, por autoritet dyshojnë se mund të ketë më shumë viktima.

Aksidenti ndodhi në kohën e pushimit të drekës, ku 1 700 punëtorë ishin duke pushuar, pikërisht në zonën ku ndodhej vinçi.

Duke qenë se numri i punëtorëve është shumë i madh, nuk është bërë e mundur të konfirmohet nëse ndonjë punonjës tjetër është lënduar, apo më keq akoma, të ketë humbur jetën.