diaspora-shqiptare

Nga Lek Gjoka

Diaspora shqiptare sidomos në kontinentin e larget Amerikan e kaloi thjesht në një heshtje dekleraten e kryeministrit shqiptar Rama në viziten e tij në Nju Jork kete vjeshte.
Vertete kryeministri hodhi një top në fushën e diaspores shqiptare po thjeshtë ishtë një top në fushë ku mungojnë lojtaret, albitri dhe tifozat ndoshta edhe fusha !.
Gjithesesi dëshira e shqiptareve të Amerikes është bashkimi i tyrë rreth një ombrele të përbashket kombëtare që në fakt mungon ombrella por jo dëshira e mirë për të ndërtuar një ombrelle bashkimi midis tyre dhe shteteve ame Shqipërise e Kosovës.

Po ti hedhin një vështrim të shkurtër diaspores shqiptare pas rrëzimit të diktatures komunisteve dhe luftrave e konflikteve etnike në Kosove,Mal të Zi e Maqedoni do të na duket e pabesueshme se miliona shqiptare janë larguar nga trojet e tyre etnike dhe nuk janë rikthyer dot.Vetem në Republiken e Shqipërise nga tre milion banorë që ka 1.33 milion ndodhen jashtë saj.Pra një e treta e popullsisë ndodhet jashte Shqipërise dhe mbi 25 vjet qeverisje sa majtas e djathtas këto shqiptare janë parë si shqiptare të dores së dyte nga keto qeveri me gjithe kontributin e madh financiar të tyre akoma sot e kesaj ditë në Shqipëri nuk ka as edhe një Ministri për Diasporen! Shqiptaret e diaspores që janë edhe truri i ikur i kombit shqiptar që nuk mbrohen as me të drejten që i afron Kushtetuta e Republikes së Shqipërise ku neni 8 e detyron shtetin shqiptar “të mbrojë të drejtat e shtetasve shqiptarë me banim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të vet” si dhe tu sigurojë “ndihmë shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë shtetit për të ruajtur e për të zhvilluar lidhjet me trashëgiminë kulturore kombëtare”

Sigurisht pas 1991 ka pasur disa orvatje për afrimin e diaspores shqiptare me shtetin ame.Në vitin 1995 u hodh një ide për diasporen që në 1996 mori një risi me të madhe dukë formuar edhe Institutin e Diasporës por që heshti në 1997 pas trazirave të shkaktuera nga firmat piramidale.Edhe në vitin 2006 në Strategjinë Kombëtare për Diasporën dhe Emigracionin parashikohej se Kongresi i Parë Diasporës do kishte përgjegjësinë “shqyrtimin e politikave aktuale për mobilizimin e diasporës shqiptare, ku me prioritet do të shqyrtohen çështje si ruajtja e gjuhës dhe kulturës, fenomeni i ikjes së trurit dhe investimet në Shqipëri”. Për jetësimin e projektit u harxhuan në total 35 mijë euro. Nuk ka informacion zyrtar se çfarë ndodhi me projektin dhe as strategjinë, por risjellja në jetë e idesë së Kongresit të Diasporës që sot kryeministri Rama e quan thjeshtë Samit të Diaspores, është tregues se asnjëri prej angazhimeve nuk është realizuar deri tani nga qeverite shqiptare.

Mjaft pyetje mund të bëhën se si do të bëhët ky Samit i Diaspores në muajin Mars 2016 në Tiranë, kush do i përfaqësojë shqiptaret e diaspores së Amerikes, sa rol do të luaj politika në kete mes dhe ky samit do të jete vetem për shqiptaret e larguar nga Republika e Shqipërise apo nga gjithë trojet etnike shqiptare ?
Deri tani qeveria e Kosoves(e cila ka edhe Ministri të Diaspores) nuk ka dhenë asnjë informacion për kete Samit duke hedhur hije dyshimi se kryeministri Rama Samitin e Diaspores mund ta organizoje thjeshte që në një të ardhme të afert të kete mundesi që neser me hyrjen e Shqipërise në BE të marre në dorë voten e shqiptareve të Amerikes !..

Gjithesesi topin e hedhur në fushën e diaspores shqiptare nga kryeministri Rama në Nju Jork uroj që në Mars të 2016 jo vetem të zhvilloje një ndeshje të mirë me pjesmarrjen e të gjithë faktoreve shqiptare në trojet etnike dhe të jete e pa trukuar sepse vetem në ketë menyrë kjo “ndeshje” do të kete fryte të mira jo vetem për Diasporen Shqiptare por edhe për gjithë kombin shqiptar që dëshiron dhe ëndërron ta realizoje bashkimin kombetar.
Jacksonville Florida
Tetor 2015