Asllan Rusi u lind në Tiranë më 4 tetor 1945. Në vendlindje kreu studimet e para edhe shkollën e lartë. Që në shkollën e mesme kishte pasion sportin, sidomos volejbollin kështu një ditë u bë pjesë e ekipit të volejbollit të Dinamos, ku në atë kohë luanin mjeshtrat Kreshnik Tartari, Ylli Shehu, Anastas Panteqi dhe më të rinjtë e talentuar Zhan Bonati, Kico Lena, Leonard Tase, Enis Terihati të dejtuar nga trajneri i madh i kohës Vangjel Koja.
Shume shpejt Rusi bëri emër në volejbollin shqiptar. Loja dinamike, kërcimet e gjujtjet e fuqishme, e bënë të papërballueshëm për kundërshtarin. Ai u bë për 10 vjet Mbreti i volejbollit shqiptar, dhe së bashku me shokët e tij duke i dhënë Dinamos fitore në kupa e kampionate. Loja e tij me vetitë që e karakterizonin u shfaq edhe në ndeshjet ndërkombëtare përballë skuadrave të njohura evropiane si ato holandeze, bullgare, rumune, italiane etj. Falë vetive të tij e lojtarëve të tjerë të Dinamos, skuadra arriti deri në katërshen evropiane.
Rusi 70 kg, 185 cm i gjatë, ka luajtur nga viti 1959-1960 me skuadrën Tirana, nga viti 1960-1975 me skuadrën Dinamo dhe nga viti 1975- 1976 me skuadrën Studenti.
Rusi u shpall disa herë fitues në Anketën “10 sportistët më të mirë të vitit”,
Asllan Rusi zotëronte gjuhët: anglisht, frengjisht dhe italisht.
Vdiq në Tiranë nga një sëmundje e pashërueshme në moshën 38 vjecare më 1 janar 1983
Pas vdekjes në Anketen “Sporti shqiptar” më 1996 Asllan Rusi u shpall “Volejbollisti i shekullit”, iu dha titulli “Mjeshtër i Merituar i Sportit” dhe Pallatit të Sportit të Lojrave me dorë në Tiranë iu vu emri “Pallati i Sportit Asllan Rusi”