Sulejman Pitarka ka lindur më 2 shkurt të vitit 1924 në Dibër të Madhe.  Me pas u vendos në qytetin e Durrësit, ku fillimisht punoi si hamall në port dhe në kriporet e Kavajës. Shumë shpejt, Pitarka filloi punën si ndihmësllogaritar në një firmë të njohur italiane dhe më pas në Bankën e Durrësit, por pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ai i braktis financat për t’iu përkushtuar teatrit.

s.pitarka
Pas vitit 1945, Pitarka interpretoi në teatrin amator të Durrësit role në dramat “Ishulli i paqes”, “Invadimi”, etj.
Si profesionist Pitarka filloi punë në majin e vitit 1951, në Teatrin Popullor.
Ndër vite Pitarka ka interpretuar shume role që kanë mbetur në kujtesën e spektatorëve kryeqytetas:
”Trimi i mirë me shokë shumë”,
“Syleshi”,
“Borgjezi fisnik”
“Orët e Kremlinit”
“Familja e peshkatarit”
“7 shalianët”
“Doktor Aleksi”
“Epoka para gjyqit”, etj.
Sulejman Pitarka, pati edhe një karrierë të pasur në kinematografi.

Filmografi:
“Furtuna”
“Debatik”
“Horizonte të hapura”
“Gjenerali i ushtrisë së vdekur”
“Gjeneral Gramafoni”
“Ballë për Ballë”
“Tinguj lufte”
“Guna përmbi tela”
“Rrethimi i vogël”
“Vdekja e burrit”
“Pas gjurmëve”
Roli i tij i fundit në kinematografi do të jetë ai i Selmanit në filmin “Larg barbarëve/Loin des barbares” në vitin 2004.

Pitarka ka shkruar edhe disa drama:
“Familja e peshkatarit” mbi të cilën u realizua filmi “Oshëtimë në bregdet” me skenar të Pitarkës.
“Burri me përparëse”
“Trimi i mirë me shokë shumë”
“Heronjtë e Linasit”
“Kulla e Linasit”

Për nder të tij “Çmimi i Madh” i Festivalit të Teatrove në Dibër të Madhe duke filluar që nga viti 2007 do të ri-titullohej “Çmimi i Madh Sulejman Pitarka”.
Për meritat e tij artistike Sulejman Pitarka është vlerësuar me titujt e lartë “Artist i Popullit” dhe “Mjeshtër i Madh”.
U nda nga jeta më 24 mars të vitit 2007 në Tiranë.
Në filmin “Ballë për Ballë”