Robert Ndrenika lindi në Vuno të Vlorës, më lindur më 10 janar 1942. Në vitet 1960-1964. Ka studiuar për aktor ne Shkollën e Lartë “Aleksander Moisiu”. Pas mbarimit të shkollës, deri në vitin 1970, punoi si aktor në Teatrin “Skampa” të Elbasanit. Kurse nga viti 1970 deri më 1974 punoi si aktor në Teatrin e Institutit të Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve), më pas në Teatrin Kombëtar, deri sa doli në pension. Për disa vite ka punuar si pedagog i mjeshtërisë së aktorit dhe fjalës artistike, në degën e aktrimit, në Institutin e Lartë te Arteve. Robert Ndrenika jeton në Tiranë.
Ka luajtur me shumë sukses në skenën e Teatrit Popullor (Teatri Kombëtar) role që kanë mbetur në kujtesën e spektatorëve të tilla si:
Prefekti në komedinë “Qazim Mulleti”, “Besa” e Sami Frashërit, “Ura” e Minush Jeros, “Familja e peshkatarit” e Sulejman Pitarkës, “Bashkë me agimin” e Kolë Jakovës, “Midis dy njerëzve” e Kiço Blushit, “Skënderbeu” i Lec Shllakut, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe “Stinë e mërzitshme në Olimp” të Ismail Kadaresë, “Lumi i vdekur” i Jakov Xoxës, “Fytyra e dytë” dhe “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” të Dritëro Agollit, “Shkallët” dhe “Shtëpia me dy porta” të Ruzhdi Pulahës. “Shumë zhurme për asgjë”, “Nata e dymbëdhjetë” dhe “Zbutja e kryeneçes” te Shekspirit, “I sëmuri për mend” dhe “Kopraci” të Molierit, “Udha e largët” e Arbuzovit, “Luiza Miler” e Shilerit, “Prometeu” dhe “Njeriu që pa vdekjen me sy” të Viktor Eftimiut, “Dashuri e tillë” e Kohoutit, “Banja” e Majakovskit, “Arturo Ui” e Brehtit, “Vdekja e një komisioneri” e Millerit, “Vizita e damës plake” e Dyrrenmatit, “Magjia e madhe” dhe “Cilindri” të De Filipos, “Darka e të marrëve” e Veberit, “6 vjet shtatzënë” e Cikliropulosit, “Pulëbardha” e Anton Çehovit, “Histori zooparku” e Ollbit, etj.
Në vitin 1979 është nderuar me titulli “Artist i Merituar” dhe në vitin 1988 mori titullin e lartë “Artist i Popullit”.Është nderuar me Kupën për Aktorin më të Mire në Festivalin Kombëtar te Teatrit, më 1994, për rolin e Di Spetes në shfaqjen “Magjia e Madhe”, te De Filipos dhe ne Festivalin e Filmit te vitit 1979, për rolin e Prefektit në filmin “Koncert në vitin 1936”.
Kinematografia:
Kronikë provinciale (2009)
Ne dhe Lenini – (2008), Zeneli
Tifozët – (2004) komedi
Ishte koha për dashuri – (2004)
Njerëz dhe fate – (2002-2003), Babai i florit
Tirana, viti zero – (2001), Kujtimi
Parullat – (2001), Lleshi
Bolero – (1997)
Botë e padukshme – (1987), Iliazi
Përrallë Nga e Kaluara – (1987), Vangjeli
Vrasje në gjueti – (1987)
Dhe vjen një ditë – (1986) si vëllai i Llano Bletës
Gurët e shtëpisë sime – (1985)
Tre njerëz me guna – (1985)
Shirat e vjeshtës – (1984)
Kohë e largët – (1983), Anastas Grigori
Besa e kuqe – (1982)
Era e ngrohtë e thellësive – (1982) (TV)
Nëntori i dytë – (1982)
Vëllezër dhe shokë – (1982)
Një shoqe nga fshati – (1980), Agushi
Ditët që sollën pranverën – (1979) (TV)
Mësonjëtorja – (1979), Kocka
Në shtëpinë tonë – (1979)
Koncert në vitin 1936 (1978), Fotaqi (nënprefekti)
Shembja e idhujve – (1977) ,kapteri
Emblema e dikurëshme – (1976) (TV)
Duke kërkuar 5-orëshin – (1974), Zeqo
Rrugë të bardha – (1974), Ganiu
Shtigje të luftës – (1974), Shabani
Kryengritje në pallat – (1972)
Odiseja e tifozave – (1972)
Kapedani – (1972), i biri i xha Sulos
Horizonte të hapura – (1968), Azemi
Oshëtimë në bregdet – (1966)