Published On: Mon, May 12th, 2014
Lajme | By PJ

Arrestohet grupi që çonte ilegalë në SHBA

Prokuroria e Krimeve të Rënda në Shqipëri ka arrestuar sot 15 persona dhe një është në kërkim, ndërmjet tyre disa biznesmenë shqiptarë, të cilët dërgonin shqiptarë si emigrantë ilegalë në Shtetet e Bashkuara kundrejt pagesës 24 mijë euro për person. Ata ishin te shperndare ne 6 rrethe: Tiranë, Kavajë, Shkodër, Malësi e Madhe, Durrës dhe Elbasan.
Informacioni për këtë trafik është bërë nga FBI-ja.
Skema e trafikut ishte Tiranë – Maqedoni – Bullgari, ku pajiseshin me dokumenta bullgare të rreme dhe më pas, dërgoheshin në Meksikë dhe prej andej hynin në territorin e SHBA.
Ata kishin kohë që operonin në këtë linjë trafiku dhe deri më sot kanë nisur deri në 50 vetë.
Hetimet vazhdojnë.

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>