Dr. Anton Ashta lindi më 30 mars 1895 në Shkodër ku mori dhe mësimet e para dhe shkollën e mesme, ndërsa në vitin 1921 ai u diplomua për mjekësi, në Universitetin e Romës. Në vitin 1922 kreu një kurs suplementar për dermosifilopatinë. Mbas shkollës megjithese i ofruan të rrinte në Romë, Ashta u kthye në atdhe. Ai filloi menjëherë punën si njeri i përgjegjshëm për problemet e kohës. Kështu në numriun e parë të revistës “Shpresa e Atdheut”, në vitin 1922 Ashta shkroi artikullin e titulluar “Të zhduket malarja” dhe më pas “Shënime mbi sifilizin”. Në Shqipëri ishte koha e zhvillimit vrullshëm të mushkonjës “Anofel”, e cila shkaktonte mijëra të vdekur në vit. Ashta u emërua mjek në Lezhë, pastaj u tranferua në Shkodër në vitin 1923.
I bindur në fitoren e luftës kundër malaries Ashta në vitin 1928, shkoi përsëri për një kurs njëvjeçar në Romë nga “Fondacioni Rokfeler” (Rockefeller Fondation), për luftën kundër malarjes. Pas përfundimit u rikthye në Shqiperi dhe filloi punën si mjek malaiolog pranë Fondacionit Rokfeler në Tiranë në projektin për zhdukjen e malaries. Në vitin 1932 Ashta botoi punimin “Malarja”. Kështu në vitin 1947 filloi një fushatë e vërtetë për zhdukjen e malaries me në krye mjekun Anton Ashta. Në vitin 1945 Ashta u caktua shef i seksionit antimalarik pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Për luftimin e saj mbi baza shkencore, ai hartoi një program të hollësishëm. Më vonë, Dr. Ashta për këtë periudhë shkroi: “Fushata antimalarike filloi me entuziasëm në vitin 1947. U përdorën dy aeroplanë për spërkatjen periodikisht të sipërfaqeve kënetore me insekticidin DDT. Në tri vitet e para (deri në 49) efekti i insekticideve ka qenë jashtëzakonisht i mirë. Ndërsa nga viti 1950 u bë denoncimi i detyrueshëm i të sëmurëve nga malarja dhe mjekimi e profilaksia e të gjithë të sëmurëve me malarje, i cili bëhej falas”.
Megjithatë, gjatë dhjetëvjeçarit të parë (47-57) qëllimi kryesor ishte zhdukja e mushkonjës “Anofel”, bonifikimi, tharja e kënetave, apo diognostikimi shtëpi më shtëpi të të sëmurëve. Për zhdukjen e malarjes u bë tharja e kënetave të Tërbufit, Roskovecit, Maliqit e shumë të tjerave. Kështu sic Dr. Ashta kishte parashikuar, në vitin 1962 malarja do të zhdukej, kjo u arrit në shumicën e zonave të Shqipërisë. Përveç një rasti të vecuar dhe të fundit në vitin 1967 që Dr. Ashta zbuloi në një fshat të Gramshit. Pas këtij rasti, malarja në Shqipëri u zhduk.
Në vitin 1962 Dr. Ashta mbrojti doktoraturën me veprën “Malarja në Shqipëri” me të cilën fitoi “Cmimin e Republikës” Klasi I.
Dr Anton Ashta mban Titullin “Heroi i Punës Socialiste”
Në Tiranë një rruge ka emrin “Dr Anton Ashta”, për nder të tij.
Dr. Ashta vdiq në Tiranë në vitin 1977.