Aleko Prodani
Aleko Prodani u lind me 19 maj 1938 në Korçë. Kreu shkollën e mesme pedagogjike në vitin 1956. Filloi punë si mësues në fshatin Moglicë. Më pas punoi për pak kohë në Estradën e Ushtarit, për tu bashkuar me trupën e Estradës së Korçës ku qendroi deri në fund të jetës së tij. Ne skenen e Estrades Aleko realizoi me nivel të larte artistik shumë role ne skeçe të ndryshme ku spikat individualiti, eleganca e një lojë e kulturuar.

Krahas roleve ne estrade, Aleko luajti edhe në koemditë:
“Një nuse për Stasin” nga Teodor Laço
“Zonjusha 39 vjeçe” nga Saqellars
“O deputet, o gjenjeshtar” nga Dhimitër Psathai
“Hajdutet shkojnë në DP” e Dario Fo
“Hipokritet” te K. Papadhopulos
Ai fitoi çmimin e “Aktorit më të mirë të komedisë” në Festivalin e Aktorit “Apollon” në Fier, perkatesisht ne vitet 2002, 2004 dhe 2005.
Aleko Prodani mbtet një nga aktorët brilantë të humorit shqiptar.
Aleko vdiq në skenë më 2 maj 2006, duke interpretuar rolin e Aldos në komedinë “Tre burra per nje grua” nga Dario Fo.
Mban titullin “Artist i Merituar”.
Filmografia:
Kronikë provinciale – (2009)
Borxhliu – (1999) (TV)
Dashuri në krisma – (1997)
Zëvendësi i grave – (1987)
Dy herë mat – (1986)