Fadil Kujovska ka lindur më 14 shkurt 1951 në Tiranë. Kreu studimet në Institutin e Lartë të Arteve në degën e dramës dhe më 1974 filloi si aktor në Teatrin Popullor (Kombëtar).
Mes roleve të shumtë në dramë dhe komedi veçohen: Carli “Vdekja e një komisioneri”, Xhejms në “Martesa e avokatit”, Adhamudhi “Pas vdekjes”, Sër Tobi në komedinë “Nata e dymbëdhjetë”, Shvejku në komedinë e Gjikë Kurtiqit “Miq të paftuar”, Hoxhë Qitapit në dramën “Besa e Madhe”, kinezi Shun në dramën “Furrnalta”, prefekti Vehip në komedinë “Karnavalet e Korçës” etj.

dy here mat
Fadil Kujovska në filmin “Dy herë mat”

Kujovska spikati si aktor i planit komik e satirik dhe u dallua veçanërisht për karakterizimin e figurave artistike që mishëronte.
Aktori Fadil Kujovska u nda nga jeta më 30 tetor 2014 në Tiranë.

Filmografia:

Trapi i vjeter – (2005)
Parullat – (2001)
Borxhliu – (1998)
Kolonel Bunker -(1998)
Pak freskët sonte – (1994)
Historiani dhe kameleonët – (1989)
Shkëlqimi i përkohshëm – (1988)
Tela për violinë – (1987)
Dy herë mat – (1986)
Kush vdes në këmbë-(1984)
Duaje emrin tënd-(1984)
Dasma e shtyrë – (1984)
Dita e parë e emrimit – (1981)
Agimet e stinës së madhe – (1981)

Filmi “Dy herë mat”