Published On: Fri, Dec 7th, 2018

Aksidentohet aktori shkodran Sandër Ruçi “Mjeshtër i Madh”, në Jacksonville, Florida

Nga Lek Gjoka

Ditën e enjte më 6 Dhjetor 2018 pak metra larg kryqëzimit të University BLVD dhe autostratës 95 në Jacksonville Florida sipas mediave lokale ka ndodhur një aksident automobilistik.

Një shofere pasi humbi kontrollin e makinës ka shkaktuar një aksident të rëndë duke goditur disa makina dhe bllokuar për pak kohë gjithë trafikun. Fatkeqësisht në makinën e parë të goditur ishte aktori i humorit shkodran “Mjeshtri i Madh” Sandër Ruçi.

Sipas njoftimit të policise lokale JSO (Jacksonville Sheriff’s Office) nga ky aksident kishte vetëm dy të plagosur që u dërguan me urgjence në spitalin lokal “Memorial Hospital”, por janë jashtë rrezikut për jetën. Njëri nga të aksidentuarit që u dërgua në spital ishte edhe aktori Sandër Ruçi i ka marrë mjekimin e nevojshëm.

Stafi i “Gazeta Vatra” me qendër në Jacksonville Florida i bëri një vizitë të shurtër në “Memorial Hospital” mikut, aktorit Sandër Ruçi, i cili ishte në një gjendje të mirë. Sandri nuk la pa e treguar me humor si i kishin theme se ishte rrotulluar disa here makina e tij nga goditja.

Stafi i Gazetës Vatra Online e Radios Albawaves i uron shërim sa më të shpejtë dhe kthimin në normalitetin e aktiviteteve të përditshme familjare dhe aktiviteteve shoqërore e krijimtarisë artistike.

Jacksonville Florida
7 Dhjetor 2018

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>