Benedikt Hoewedes dhe Julian Draxler lojtarë të skuadrës gjermane, të Kupës së Botës “Brazil 2014”, u përfshin në një aksident me makinë. Aksidenti ndodhi pranë hotelit të ekipit gjerman në Italinë Veriore.
Lojtarët e Schalke 04, Hoewedes dhe Draxler ishin pasagjerë në dy makina të ndryshme. Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk është plagosur dhe të dy lojtarët kanë rinisur stërvitjen.
Aksidenti ndodhi gjatë një gare, ku njëra makinë drejtohej nga shofer profesionist ndërsa tjetra nga piloti i Formula 1, Nico Rosberg.
Në këtë aksident ka mbetur i plagosur rëndë një 63-vjeçar turist gjerman.
Në një komunikatë të Mercedes-Benz Motorsport thuhet se, do të bashkëpunojnë me autoritetet për zbulimin e rrethanave të aksidentit.
Kombëtarja gjermane do të stërvitet deri më 1 qershor në Itali.