Published On: Sun, Feb 9th, 2025

Abaz Hoxha, një jetë për kinemanë shqiptare

Abaz Hoxha lindi në Vlorë më 14 prill 1930. Rrjedh nga një familje intelektuale dhe patriotike.
Kreu shkollën fillore në fshatin në Tragjas.
U përfshi në lëvizjen antifashiste në moshë të re dhe mori pjesë në repartet partizane ne vitet 43-44.
Me pas vazhdoi shkollën Teknike në Tiranë dhe u diplomua si Teknik i mesëm ndërtimi, gjeometër në vitin 1949.

Studimet e larta i kreu në Pragë, Rep.Ceke dhe u diplomua si inxhiner elektronik në vitin 1954. Paralelisht kreu një specializim pasuniversitar dy-vjeçar për Teknikën e Studiove të Radios, Filmit dhe Televizionit e posaçërisht për optikën dhe akustikën.

Nga viti 1956 deri më 1965, filloi punë në Kinostudio “Shqipëria e Re” si inxhinier e më pas qendroi 10 vjet kryeinxhinier i saj. Nga viti 1966 deri më 1973 drejtoi sektorin e Kinemave, e shpërndarjes së filmit. Nga viti 1972 deri më 1990 themeloi dhe drejtoi Arkivin Qëndror Shtetëror të Filmit.

Ka një veprimtari të gjerë në shumë fusha: si në inxhinieri, pedagogji, studimore dhe kërkimore shkencore, publicistike, krijuese letraro-artistike etj.

Abazi ka përkthyer shumë filma nga disa gjuhë, ai është edhe
autor i skenarit të filmit artistik “Ilegalët”.

Abazi përvec shumë shkrimeve në gazeta e revista të ndryshme ndër vite ka botuar librat:

1.- Teknika e Kinoprojeksionit (bashkautor, 1969, 440 f,me ilustrime)
2.- Akustika e mjediseve të brendëshme (1970, 150 f,me ilustrime-për ndërtimin e sallave të kinemave dhe kinoteatrove).
3.& 4.- The International Directory of Cinematographers set and Costume Designer in Film (pjesët për Shqipërinë në dy vëllime 1983, 1986 botuar nga Federata Ndërkombëtare e Arkivave të Filmit në Londër, Paris, New York, Berlin)
5.- Filmi Artistik Shqiptar – 1957-1984 (1987, 370 f. me ilustrime).

6.- Arti i Shtatë në Shqipëri-vëll.I-1900-1944 /170f,me ilustrime,1994).
7.- Enciklopedi e Kinematografisë Shqiptare (botim i parë 1999-400 faqe me ilustrime).

8.- 100 vjet kinema në trevat Shqiptare (2002, 400f,me ilustrime).
9.- Enciklopedi e Kinematografisë shqiptare (botim i dytë i plotësuar, 2002, 540 f,me ilustrime).

10.- Greta Garbo – Vajza që u kthye në legjendë (2002,70f,me ilustrime).
11.- Kinematografia e vendeve Skandinave (80f., me ilustrime, 2002).
12.- Ne u shkolluam në Pragë (2003, 160f. me ilustrime).
13.- Histori Arti (bashkautor me M.Zeqo, A.Hado, J.Papagjoni, 202f. 2003).
14.- Kinematografia Shqiptare shqip- anglisht-1985-2005 (666f. me foto B/Z dhe me ngjyra, 2004).
15.- Historia e Kinematografisë Botërore 1895-1945,vëllim i parë (210 f. me ilustrime, 2005).
16.- Historia e Kinemase ne Shqiperi-vellimi i I-1897-1944 (408 f. me ilustrime, 2007)
17.- Ne gjurme te filmave per Shqiperine/nga puna kerkimore ne disa arkiva evropiane/128 f, me ilustrime, 2007).
18.- Shqiptarët në kinematografinë botërore (420 f. me foto, 2008)
19.- Historia e Kinematografisë Botërore vellimi i dytë 1945-2005/ 264 f. me foto/
20.- Na ishte një herë një kinostudio /kujtime dhe mbresa / 214 f.
21.- Vellezerit John dhe James Belushi – 136 f.
22.- Historia e Kinematografisë shqiptare – Vëll. II-1945-2000,-152 f.


23.- Dallgët e trazuara të jetës /shënime autobiografike/. 358 f.
24.- Mbroj dashurine time – Publicistike 1 – 342 f.

Këto ditë në prag të 90 vjetorit të lindjes Abazi i dha një intervistë shkrimtarit e publicistit Ermir Nika, Doktor i Shkencave, për Qendrën Multimediale Shteg.al