Kolegji arbëresh i Shën Adrianit

Kolegji arbëresh i Shën Adrianit u hap më 19 janar 1734 dhe u quajt fillimisht, Kolegji arbëresh Korsini. Me themelimin e Katedrës së Gjuhës Shqipe nga Jeronim de Rada (1849), kolegji dha ndihmesë të rëndësishme për shkollën shqipe e mendimin pedagogjik shqiptar. Pothuajse të gjithë shkrimtarët e dijetarët arbëreshë të ngulimeve të Kalabrisë e të Bazilikatës, gjatë shek. XVIII-XIX, kanë ndjekur këtë institut arsimor. Kolegji arbëresh i Shën Adrianit pati një rëndësi të madhe për rolin dhe kontributin e tij në fushën kulturore e atdhetare.
Francesco Marchianò një prej ish-nxënësve arbëreshë të këtij kolegji, i cili mundësoi edhe foton e mëposhtme është shprehur: “Katedra u mbyll zyrtarisht në vitin 1946 për mungesë mësuesish. U rihap në mënyrë sperimentale në vitin 1988.

You cannot copy content of this page