Spektri i gjërë i jetës fokusohet nga një penë e sprovuar! Si i jep origjinalitet stilit letrar të saj puna e gjatë , si kineaste e skenariste.

Nga Miradie Maliqi, Poete e shkrimtare

E lexova me një frymë librin e Angjelinës, jo se më ka bërë dhe mua protogoniste, por sepse aty ndjej rrahjen e zemrës së vajzës e gruas shqiptare që ka kaluar në të dyja sistemet dhe ka mbijetuar në mënyrë dinjitoze.

Ne të brezit tonë e rrëkëllejmë menjëherë librin e jetës së saj por edhe të rinjtë, me dëshirën për të njohur nga kanë ardhur ata.

Parasëgjithash, dua të nënvizoj anën e vlerave artistike të librit të sapo
botuar “Vrapi i jetës”

Autorja e quan roman autobiografik dhe ka të drejtë , sepse ajo shkruan për jeten e saj, duke përfytyruar gjithmonë, si shtyllë vertebrore te
librit, një personazh, që është vetvetja, por të rikrijuar përmes raportit karierë njeri, detyrë e dëshirë, mundësi e pamundësi, lidhje e kënaqesi, kuptim e moskuptim të situatave të ndryshme, ku vrapoi ajo në jetë. Vetvetja, shikohet nga majat e 70 vjeçares, të angazhuar shumë me detyra të vështira shpesh herë, por të kapërxyera me vullnetin dhe forcën e një burri!

Me një mozaik të bukur hyjmë në ëndrrat dhe zhgjandrat
,marëdhëniet me prindrit, me mesuesit, me ambjete pune, kur eshte akoma fëmijë…Vazhdojmë leximin dhe marrim emocione të vërteta e të mrekullueshme të jetës së saj në Rtsh, në Kinostudjo, në emigracion, që i përshkruan me penën e një tregimi të vertetë emocional,( Mbesa ime Jona , Mjalti i mjaltit, ,Ngjarje nga mikrokozmosi e makrokozmosi, , Rekuem për Vetveten,etj)

Më pas autorja flet, me shpërthimin e një brenge( Rinia ime dhe Rtsh), kalon në lëndinat e romanit aventuresk, kur tregon në vazhdimsi si
trung te gjetur artistikisht ,shpalosjen e dritë hijeve të saj, në përplasjen e befasishme mes Unit e Vetvetes, duke zbuluar bukur mardhenie psikologjike e shpirterore mes dilemave të jetës !

Ky personazh i dhënë në dyzimin e tij , të dukshëm e të padukshëm, kur ne shohim një mardhenie, dashurie e lufte të pandalur,si lëndë jetësore, të dhënë me zhderrvjellësi me stilin e letersise moderne, me hapje e mbyllje të facebook, me mendimet e saj për korona virusin, me shqetësimet e njeriut të sotëm të përbotshëm, duke dhënë një portretizim të vitit me dy njëzeta!

Pengu i jetës për mamanë, që e portretizon si personazh kryesor,së cilës i kërkon falje e përdëllyer, tregimi për Babanë, për bashkshortin, fëmijët, nipat e mbesat, të mbeten në mëndje për pershkrimin e vecante, përmes shumë detajeve të ngrohta njerëzore!

Ngerthen mistiçizmin dhe parandjenjat me frymë të veçantë, që të lë paksa të habitur…Nga pena e saj mëson përceptimin e një jete të vrrullshme e të pandalshme…, fenomet kyçe të jetës, karakteret që e shoqerojnë njeriun në jetë dhe e bëjnë njeri të vlefshëm!

Stili i saj ngjizet me naracionin dokumentar , duke të ngopur me ngjarje të ndryshme, që rrokullisen para teje, dhe ty të pëlqen ky lloj komunikimi pasionant, ku dashuria është violinë e jetës!

U kënaqa ndryshe nga çdo lexim tjeter, në këto kohë kur po na dridhet shpirti nga labirinthet e virusit enigmatik!
Autorja e përshkruar lajmin e shpalljes se virusit me një pozicion të ngrire të gjithshkaje në botën që rrethon personazhin e saj, që ajo e quan fillimisht enigmatik.

Fantazia narative e këtij çasti të pazakontë që perfshin Planetin Tokë jepet me detajet nga jeta e përditeshme…
Të gjithë kanë ngrirë nga kjo ngjarje botërore e papritur, në veprimin më të fundit të tyre…

Ajo i shpall një sfidë të hapur asaj që ka parë gjatë jetës së saj dhe këtij çasti , kur korona e padukshme hyn papritur në këtë Botë vetmitare
dhe egoiste!

“Është kohë karantine! Njeriu duhet të rrijë vetëm, pikërisht aty ku e ka kapur ky virus i
çuditshëm, që po shëtit serbes serbes në të gjitha kontinentet…”

Përshkruan autorja.

“Ka dhe ai të drejtën e vet!

Çdo gjë në këtë botë ka të drejtat e veta!

Po kush i përfill se? Ja ta zemë, se nuk do ishte ky virus, diçka tjetër do të ndodhte!

Njerëzia duhet të merret me diçka…Kështu thonë të diturit! Po a kanë mbetur të ditur?!
Kjo “Vetja” ime në karantinë, thotë -Jo!

E ç’do të bënin të diturit në këtë botë, të zbrazur nga dituria!”

Ja kështu fillon të na udhëheqë në labirinthet e kozmosit, pena e saj me kapituj që shpalosen para nesh me detaje prekëse nga jeta e
një intelektualeje, me peshë brënda Shqipërisë e në emigracion!
E njohin atë si folse lajmesh nga të parat në Televizioni shqiptar, krah, Kiço Fotiadhit e Virgjil Kules, si profesioniste e vertetë, me një zë të bukur e lexim korekt e admirues, perkrah spikerit mjeshter te Radios , Haki Bejleri… mbas 30 vitesh, rrethi vicioz I historisee gjen ate gayetare te lajmeve shqip ne radion e Bashkise se ATHINES!

Kam qënë me të ne Kosove, në Shqipëri e Greqi dhe kam parë tërheqjen magnet të njerëzëve pranë saj.

“Diku të kemi parë, moj Zonjë! “ Je zë i njohur shumë”

U njoha me të gjatë dekadave të fundit dhe gjithmonë flasim e kuvendojmë, për të gjitha problemet e hallet tona e sidomos për krijimtarinë.

Libri i saj është risi në shkrimin e kujtimeve personale, që për nga forca e nivelit artistik, i bën arkivë dhe ndjeshmëri prekëse të gjithë brezit të saj ,që jetuan në dy kohë të ndryshme.

Ka rritëm të çuditshëm vrapi i kësaj krijuese, qe ka vrapuar vërtetë në jetë!

Ata që e kanë njohur nga afer Angjelinën, kanë ndjekur me kureshtje, vrapin e jetës së një shqiptareje të fortë , te pandalshme dhe shumë progresive…

Mendimi i dytë që më shoqëron nga thurrja e tregimit, për familjen e madhe ku u rrit, në një tavoline me gjashtë fëmijë, pastaj tregimi I bukur i krijimit të familjes së saj, që sigurisht do ishte i lidhur ngushtesisht me punë pasionante te saj si spikere e kineaste, detajet e bukura nga jeta, që i ngre në art, me fantazinë e miresinë e saj…

Të gjitha këto, duke i treguar me aq çiltërsi, duket sikur do ti thotë, “më fal” edhe Vetvetes, se e rrëmbyer nga përqafimi i kushteve moderne…hyn në në rrugë pa krye!
Pra, nëse do i vija një titull të dytë, këtij libri,do thosha…” Pengu i
Angjelinës!”

Ajo nuk pati femini ,adoleshence dhe jetë normale, kur erdhi epoka moderne, ajo vrapoi nga të parat në emigracion … Bënte kater punë paralelisht…Harroi Vetveten.

Humbi bukurinë, u rrudh para kohe, nuk u sinkronizua tamam në kohët moderne!

Në përplasjet e Unit dhe Vetvetes, ka një natyrshmëri e vërtetsi të tillë, ku çdo vajzë, grua, nënë apo gjyshe nga Shqipëria, do të gjejë detaje të shumta nga jetet e tyre.

Kjo i shton shumë vlerë këtij romani autobiografik dhe ndaj lexohet me interes e me shpejtësi.

Edhe rritmin e të shkruarit, ajo e ka me”vrap” në një ndërthurje të
kohëve e kujtimeve me mjeshtri artistike.

Portreti i nënës vjen me penen e saj që përdor prozën poetike me poezinë bashkë…Edhe ditari i nënës së saj, Vasilika, vjen me shkronjat e një dore që dridhet por aq të ngrohtë në komunikim.

Shprehja e mamasë ”Ku është dashuria, është vetë Perëndia”, kthehet në një refren të bukur përgjatë librit!

Fotografia e nënës, me një poezi , ku pikon, mall e peng bashkë!!!

Nënat tona të mira, e “fshehën” thellë dhimbjen , kur bijtë e bijat
zgjodhën rrugën e emigracionit…

Nëna ime pi kafenë Dhe dora i dridhet Venat e gjakut fryrë
Si lumenj të rrëmbyer! Njëri sy i saj loton
Tjetri nuk i shikon! Ajo pret natë e ditë.. Pret t’i vijnë fëmijët
Le pastaj sa vertetësi e lexim të këndëshëm shijon ,duke parë në faqet e librit një arkivë interesante nga jeta e saj brenda e shtetit, si gazetare e kineaste.

Të gjitha fotografitë nëpër vite me familjarët e kolegë pune, veprimtaritë me filmin nëper botë, përbëjnë një etyd të bukur kinematografik, në faqet e librit “Vrapi i jetës”!

Ajo gjëndet bashkë me kolegen e saj Violeta Vila, si spikere të para në lajmet shqip të Radios së Bashkisë së Athinë , me fotografi pranë ish kyetarit Z.Avramopulos e aktores së madhe greke, Maro Kondu, zëvedes drejtoreshe e radios.

Shumë impresionuese është fotografia e saj nga emisioni në Rtsh ,viti 1992,sebashku me gazetaren e njohur, Tefta Radi, që zëvendesoi në ekranin e vogel Angjelinën!

Ikonë e njohur, ate e shohim pranë spikeres kryesore të Radios Vera Zheji apo edhe me Zerina Barbullushin në vitet e para, foto e nxjerre për herë të parë në historikun e Rtsh nga Skifter Këlliçi.

E shijon leximin e këtij libri në çdo faqe ku shpaloset si në një film një jetë plot ngjarje që të habisin dhe njëkohësisht të mbushin me dashuri për jetën e për komunikimin e bukur njerëzor në çdo kohë e në çdo moshë!
Dhe përmes rrjeshtave del shumë herë dhe shkruar drejt apo e nënkuptuar drama e një personazhi që ka qënë pranë nesh e buzëqeshur, plot gjallëri por edhe me pengje, që nuk harrohen!

Sa bukur e sjell ajo grackën e parave, që të zë edhe frymën por emigranti i ngratë nuk e kupton!

“Ti je në burg modern, por se kupton”, i thoshte bashkshorti Angjelinës kur mbyllej brënda e punonte në emigracion!
Prototip i sakrificës së nënës ,qe solli koha e viteve te mergimit masiv të viteve 90, nga Shqipëria!

Drama e brendshme e saj lexohet, përmbas tregimeve te jetës së personazhit me emrin e saj të njohur!

Në një takim të saj me krijues e poet të diasporës në Koblenc të Gjermanisë ajo reciton poezinë e saj “ Pangopësia”, sepse eshte kjo ndjenje macabre, që e ka verbuar boten e sotme.

Ne liber përshkruhen në mënyrë të natyrshme dhe çaste të ngarkuara dramatike ku ajo bën një thirrje të hapur për ndryshim!

Linja e besimit tek Zoti, është një zgjidhje që nxit ndryshimin e madh, sipas saj!

Shqipëria prishi objektet e kultit dhe ngjarje të veçanta që sjell nga personazhi i Vetvetes, krijojnë një tabllo të gjerë me egoizmin e njeriut,që i është kthyer në bumerang ,vetë ekzistencës njerëzore!

Vrapon ,bashkë me Angjelinën në ngjarje të shumta brenda dhe jashtë shtetit dhe të duket sikur ecën dorë për dore me një mike, me nje kolege, me një vajzë që e njeh mirë, me një kushërirë, me nje bashkshorte e mama të përkushtuar,gjithmone shoqëruar nga ndjenja e mallit , dashurise, admirimit…

Kështu janë vajzat e nënat tona, të perkushtuara, te vërteta, te forta, te pabesueshne ne forces e tyre te mbijeteses!…
Gratë e nenat shqiptare kalojnë edhe çaste gëzimi që i
shumëfishojnë me zemrat e tyre të përparuara …Ato dinë të hapin rrugë për brezat e rinj, që bëjnë “vrapin e tyre të jetës”!

Bëre mirë, që na i solle pranë në keto çaste vetëizolimi, librin tënd biografik,

Do të doja të përkthehet edhe në gjuhë të huaj libri i saj , se është pasqyrë e një individualitetik, ku edhe bota të kuptojë enigmën shqiptare, apo pergjithsisht të intelektualëve të vendeve të lindjes.

Miradie Maliqi

Poete e shkrimtare
Një libër ndryshe nga Angjelina Xhara Papalilo!

Spektri i gjërë i jetës fokusohet nga një penë e sprovuar!

Si i jep origjinalitet stilit letrar të saj puna e e gjatë , si kineaste e skenariste.

E lexova me një frymë librin e Angjelinës, jo se më ka bërë dhe mua protogoniste, por sepse aty ndjej rrahjen e zemrës së vajzës e gruas shqiptare që ka kaluar në të dyja sistemet dhe ka mbijetuar në mënyrë dinjitoze.

Ne të brezit tonë e rrëkëllejmë menjëherë librin e jetës së saj por edhe të rinjtë, me dëshirën për të njohur nga kanë ardhur ata.

Parasëgjithash, dua të nënvizoj anën e vlerave artistike të librit të sapo
botuar “Vrapi i jetës”

Autorja e quan roman autobiografik dhe ka të drejtë , sepse ajo shkruan për jeten e saj, duke përfytyruar gjithmonë, si shtyllë vertebrore te
librit, një personazh, që është vetvetja, por të rikrijuar përmes raportit karierë njeri, detyrë e dëshirë, mundësi e pamundësi, lidhje e kënaqlsi, kuptim e moskuptim të situatave të ndryshme, ku vrapoi ajo në jetë. Vetvetja, shikohet nga majat e 70 vjeçares, të angazhuar shumë me detyra të vështira shoesh herë, por të kapërxyera me vullnetin dhe forcën e një burri, shpesh herë!

Me një mozaik të bukur hyjmë në ëndrrat dhe zhgjandrat
,marëdhëniet me prindrit, me mesuesit, me ambjete pune, kur eshte akoma fëmijë…Vazhdojmë leximin dhe marrim emocione të vërteta e të mrekullueshme të jetës së saj në Rtsh, në Kinostudjo, në emigracion, që i përshkruan me penën e një tregimi të vertetë,emocional,( Mbesa
ime Jona , Mjalti i mjaltit, ,Ngjarje nga mikrokozmosi e makrokozmosi, , Rekuem për Vetveten,etj)

Më pas autorja flet, me shpërthimin e një brenge( Rinia ime dhe Rtsh), kalon në lëndinat e romanit aventuresk, kur tregon në vazhdimsi si
trung te gjetur artistikisht ,shpalosjen e dritë hijeve të saj, në përplasjen e befasishme mes Unit e Vetvetes, duke zbuluar bukur mardhenie psikologjike e shpirterore mes dilemave të jetës !

Ky personazh i dhënë në dyzimin e tij , të dukshëm e të padukshëm, kur ne shohim një mardhenie, dashurie e lufte të pandalur,si lëndë jetësore, të dhënë me zhderrvjellësi me stilin e letersise moderne, me hapje e mbyllje të facebook, me mendimet esaj për korona virusin, me shqetësimet e njeriut të sotëm të përbotshëm, dukedhënë një portretizim të vitit me dy njëzeta!

Pengu i jetës për mamanë, që e portretizon si personazh kryesor,së cilës i kërkon falje e përdëllyer, tregimi për Babanë, për bashkshortin, fëmijët, nipat e mbesat, të mbeten në mëndje pët trajtimin përmes shumë detajeve të ngrohta njerëzore!

Ngerthen mistiçizmin dhe parandjenjat me frymë të veçantë, që të lë paksa të habitur…Nga pena e saj mëson përceptimin e një jete të vrrullshme e të pandalshme…, fenomet kyçe të jetës, karakteret që e shoqerojnë njeriun në jetë dhe e bëjnë njeri të vlevshëm!

Stili i saj ngjizet me naracionin dokumentar , dukë të ngopur me ngjarje të ndryshme, që rrokullisen para teje, dhe ty të pëlqen ky lloj komunikimi pasionant, ku dashuria është violinë e jetës!

U kënaqa ndryshe nga çdo lexim tjeter, në këto kohë kur po na dridhet shpirti nga labirinthet e virusit enigmatik!
Autorja e përshkruar lajmin e shpalljes se virusit me një pozicion të ngrire të gjithshkaje në botën që rrethon personazhin e saj që ajo e quan fillimisht enigmatik.

Fantazia narative e këtij çasti të pazakontë që perfshin Planetin Tokë jepet me detajet nga jeta e përditeshme, të gjithë kanë ngrirë nga kjo ngjarje botërore e papritur, në veprimin më të fundit të tyre…

Ajo i shpall një sfidë të hapur asaj që ka parë gjatë jetës së saj dhe këtij çasti , kur korona e padukshme hyn papritur në këtë Botë vetmitare
dhe egoiste!

“Është kohë karantine!

Njeriu duhet të rrijë vetëm, pikërisht aty ku e ka kapur ky virus I
çuditshëm, që po shëtit serbes serbes në të gjitha kontinentet…”

Përshkruan autorja.

Ka dhe ai të drejtën e vet!

Çdo gjë në këtë botë ka të drejtat e veta!

Po kush i përfill se? Ja ta zemë, se nuk do ishte ky virus, diçka tjetër do të ndodhte!

Njerëzia duhet të merret me diçka…Kështu thonë të diturit! Po a kanë mbetur të ditur?!
Kjo “Vetja” ime në karantinë, thotë -Jo!

E ç’do të bënin të diturit në këtë botë, të zbrazur nga dituria!

Ja kështu fillon të na udhëheqë në labirinthet e kozmosit, pena e saj me kapituj që shpalosen para nesh me detaje tregime prekëse nga jeta e
një intelektualeje, me peshë brënda Shqipërisë e në emigracion!
E njohin atë si folse lajmesh nga të parat në Televizioni shqiptar, krah, Kiço Fotiadhit e Virgjil Kules, si profesioniste e vertetë, me një zë të bukur e lexim korekt e admirues.

Kam qënë me të ne Kosove, në Shqipëri e Greqi dhe kam parë tërheqjen magnet të njerëzëve pranë saj.

“Diku të kemi parë, moj Zonjë! “ Je zë i njohur shumë”

U njoha me të gjatë dekadave të fundit dhe gjithmonë flasim e kuvendojmë, për të gjitha problemet e hallet tona e sidomos për krijimtarinë.

Libri I saj është risi në shkrimin e kujtimeve personale, që për nga forca e nivelit artistik, I bën arkivë dhe ndjeshmëri prekëse të gjithë brezit të saj ,që jetuan në dy kohë të ndryshme.

Ka rritëm të çuditshë vrapi i kësaj krijuese qe ka vrapuar vërtetë në jetë!

Ata që e janë njohur nga afer Angjelinën, kanë ndjekur me kureshtje, vrapin e jetës së një shqiptareje të fortë , te pandalshme dhe shumë progresive…

Mendimi i dytë që më shoqëron nga thurrja e tregimit, për familjen e madhe ku u rrit, në një tavoline me gjashtë fëmijë, pastaj tregimi I bukur i krijimit të familjes së saj, që sigurisht do ishte i lidhur ngushtesisht me punë pasionante te saj si spikere e kineaste, detajet e bukura nga jeta, që i ngre në art, me fantazinë e miresinë e saj…

Të gjitha këto, duke i treguar me aq çiltërsi, duket sikur do ti thotë, “ më fal” edhe Vetvetes, se e rrëmbyer nga përqafimi i kushteve moderne…hyn në në rrugë pa krye!
Pra, nëse do i vija një titull të dytë, këtij libri,do thosha…” Pengu i
Angjelinës!”

Ajo nuk pati femini ,adoleshence dhe jetë normale, kur erdhi epoka moderne, ajo vrapoi nga të parat në emigracion … Bënte Kater punë paralelisht…Harroi Vetveten.

Humbi bukurrinë, u rrudh para kohe, nuk u sinkronizua tamam në kohët moderne!

Në përplasjet e Unit dhe Vetvetes, ka një natyrshmëri e vërtetsi të tillë, ku çdo vajzë, grua, nënë apo gjyshe nga Shqipëria, do të gjejë detaje të shumta nga jetet e tyre.

Kjo i shton shumë vlerë këtij romani autobiografik dhe ndaj lexohet me interes e me shpejtësi.

Edhe rritmin e të shkruarit, ajo e ka me”vrap” në një ndërthurje të
kohëve e kujtimeve me mjeshtri artistike.

Portreti i nënës vjen me penen e saj që përdor prozën poetike me poezinë bashkë…Edhe ditari i nënës së saj, Vasilika, vjen me shkronjat e një dore që dridhet por aq të ngrohtë në komunikim.

Shprehja e mamasë ”Ku është dashuria, është vetë Perëndia”, kthehet në një refren të bukur përgjatë librit!

Fotografia e nënës, me një poezi , ku pikon, mall e peng bashkë!!!

Nënat tona të mira, e “fshehën” thellë dhimbjen , kur bijtë e bijat
zgjodhën rrugën e emigracionit…

Nëna ime pi kafenë Dhe dora I dridhet Venat e gjakut fryrë
Si lumenj të rrëmbyer! Njëri sy I saj loton
Tjetri nuk I shikon! Ajo pret natë e ditë.. Pret t’I vijnë fëmijët
Le pastaj sa vertetësi e lexim të këndëshëm bën ,duke parë në faqet e librit një arkivë interesante nga jeta e saj brenda e shtetit, si gazetare e kineaste.

Të gjitha fotografitë nëpër vite me familjarët e kolegë pune, veprimtaritë me filmin nëper botë, përbëjnë një etyd të bukur kinematografik, në faqet e librit “Vrapi I jetës”!

Ajo gjëndet bashkë me kolegen e saj Violeta Vila, si spikere të para në lajmet shqip të Radios së Bashkisë së Athinë , me fotografi pranë ish kyetarit Z.Avramopulos e aktores së madhe greke, Maro Kondu, zëvedes drejtoreshe e radios.

Shumë impresionuese është fotografia e saj nga emisioni në Rtsh së bashku me gazetarene njohur, Tefta Radi, si spikere e lajmeve që zëvendesoi në ekranin e vogel Angjelinën!

Ikonë e njohur, ate e shohim pranë spikeres kryesore të Radios Vera Zheji apo edhe me Zerina Barbullushin në vitet e para, foto e nxjerre për herë të parë në historikun e Rtsh nga Skifter Këlliçi.

E shijon leximin e këtij libri në çdo faqe ku shpaloset si në një film një jetë plot ngjarje që të habisin dhe njëkohësisht të mbushin me dashuri për jetën e për komunikimin e bukur njerëzor në çdo kohë e në çdo moshë!
Dhe përmes rrjeshtave del shumë herë dhe shkruar drejt apo e nënkuptuar drama e një personazhi që ka qënë pranë nesh e buzëqeshur, plot gjallëri por edhe me pengje, që nuk harrohen!

Sa bukur e sjell ajo grackën e parave, që të zë edhe frymën por emigranti i ngratë nuk e kupton!

“Ti je në burg modern, por se kupton, i thoshte bashkshorti Angjelinës kur mbyllej brënda e punonte në emigracion! Prototip I sakrificës së nënës qe solli koha e viteve te mergimit masiv të viteve 90, nga Shqipëria!

Drama e brendshme e saj lexohet, përmbas tregimeve tl jetës së personazhit me emrin e saj të njohur!

Në një takim të saj me krijues e poet të diasporës në Koblenc të Gjermanisë ajo reciton poezinë e saj të gjetur për pangopësinë, që e ka verbuar boten e sotme.

Përshkruhen në mënyrë të natyrshme dhe çaste të ngarkuara dramatike ku ajo bën një thirrje të hapur për ndryshim!

Linja e besimit tek Zoti, është një zgjidhje që nxit ndryshimin e madh, sipas saj!

Shqipëria prishi objektet e kultit dhe ngjarje të veçanta që sjell nga personazhi i Vetvetes, krijojnë në tabllo të gjerë me egoizmin e njeriut,që I është kthyer në bumerang vetë ekzistencës njerëzore!

Vrapon ,bashkë me Angjelinën në ngjarje të shumta brenda dhe jashtë shtetit dhe të duket sikur ecën dorë për dore me një mike, me një
,vajzë që e njeh mirë, me një kushërirë, me nje bashkshorte e mama të
përkushtuar, shoqëron një ndjenjë malli , dashurie, admirimi…

Kështu janë vajzat e nënat tona, të perkushtuara, te vërteta, të
përkushtuara… Gratë shqiptare kalojnë edhe çaste gëzimi që i
shumëfishojnë me zemrat e tyre të përparuara …Ato dinë të hapin rrugë për brezat e rinjë, që bëjnë “vrapin e tyre të jetës”!

Bëre mirë, që na i solle pranë në keto çaste vetëizolimi librin tënd biografik.