Reshat Arbana u lind në Tiranë më 15 shtator 1940. Në vitin 1965 diplomohet për aktor. Pas studimeve emërohet redaktor në Radio Tirana, e më pas regjisor dhe shef i redaksisë të fëmijëve dhe rinisë.

reshat_arbana
Reshat Arbana, Artist i Popullit

Gjatë kësaj kohe, Arbana shkroi dhe realizoi shumë pjesë në një akt dhe dramatizime, për radion. Në vitin 1974 Arbana u shkëput nga Radio Tirana për të shkuar në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar), ku interpretoi me sukses shumë role, ndër të cilët në dramat:

Arturo Ui
Prefekti
Familja e Peshkatarit
Bashkë me agimin
Fytyra e dytë
Duke gdhirë viti 45
Lumi i vdekur
Lezja
Lulet e Shegës
Shënomeni edhe mua
Gjëmimi i atij dimri
Besa e madhe
Luiza Miler
Furrnalta
Vizita e inspektorit
Pëballë vehtes
Vdekja e një komisioneri
Streha e të harruarve
etj.

arbana-dora_e_ngrohte
Reshat Arbana, në filmin “Dora e ngrohtë”

 

Reshat Arbana jeton në Tiranë. Ai mban titullin më të lartë artistik “Artist i Popullit”
Në vitin 2011 ka marrë Urdhërin “Nderi i Kombit” dhe Cmimin “Scanderbeg” nga diaspora në Itali.
Filmografia:
Në kërkim të kujt (2009) – serial, Top Channel
Familja Moderne (2008) – serial, TV Kosove
Kaskadori shqiptar (1998) (TV)
Balada e Kurbinit (1990)
Vetmi (1990)
Flutura në kabinën time (1988)
Rikonstruksioni (1988) (TV)
Binarët (1987)
Kur hapen dyert e jetës (1986)
Hije që mbeten pas (1985)
Të paftuarit (1985)
Kush vdes në këmbë (1984)
Shirat e vjeshtës (1984)
Zambakët e Bardhë (1984)
Dora e ngrohtë (1983)
Fundi i një gjakmarrjeje (1983)
Gracka (1983)
Kohë e largët (1983)
Nëntori i dytë (1982)
Shokët (1982)
Gjurmë në kaltërsi (1981)
Intendenti (1980)
Liri a vdekje (1979)
Nga mesi i errësirës – (1978)
Gjeneral gramafoni (1978)
Kur hidheshin themelet (1978) (TV)
Fije që priten (1976)
Pylli i lirisë (1976)
Tinguj lufte (1976)
Kapedani – (1972)
Plagë të vjetra (1968)
Duel i Heshtur (1967)
Komisari i dritës (1966)

Të njohura ndër të gjithë shqiptarët janë edhe recitimet e tij:
“Maskarenjte” poezi nga Ali Asllani-Recituar nga Reshat Arbana