Bashkimi Europian, Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina filluan, në Gjenevë, dialogun për uljen e tensioneve në Ukrainen lindore.
Delegacionet perfaqesoheshin nga Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, përfaqësuesja për Politikë të Jashtme dhe Siguri në BE, Catherine Ashton, sekretari amerikan i Shtetit John Kerry dhe ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Deshchytsya.
Si pjesë e përpjekjeve diplomatike për zgjidhjen e krizes, këtë mëngjes Kerry u takua me Ashton, kurse Deshchytsya dhe Lavrov u takuan të veçuar.