Apple dhe Samsung, dy prej forcave dominuese në industrinë e smartfonëve në botë, janë përfshirë në një seri çështjesh gjyqësore në lidhje me teknologjinë e pajisjeve të tyre mobile. Deri më tani nga gjyqet që ka humbur me Apple, Samsung i detyrohet këtij të fundit një vlerë prej 930 milionë $.

apple-samsung
Dyqane te Apple dhe Samsung

Tim Gudgel ka luajtur një rol të rëndësishëm në dezajnin e dyqaneve të Apple. Ai ka punuar si drejtor i Apple-it prej marsit 2008. Gudgel mbahet mend në Apple për dezajnin e një patente, për çatinë e lakuar prej xhami në dyqanin Apple Store në Manhattan Upper West Side.
Tek Samsung-u Tim Gudgel do të jetë Zëvendës President dhe Menaxher i Përgjithshëm i shitjeve me pakicë.

Kjo tregon se Samsung-u tani po ndjek rrugën e Apple duke i dhënë rëndësi të madhe strategjisë së shitjeve me pakicë. Por koreanët që kanë një sërë dyqanesh në botë, përfshi disa në vendin e tyre, kanë një prezence jo të lartë në Europe dhe në SHBA ku produktet shpërdahen nga rishitës si Best Buy në të cilin gjithashtu Apple çon produktet e veta.