Published On: Tue, Oct 10th, 2017

Ilirologu Aleksandër Stipçeviç

Aleksandër Stipçeviç, u lind në Arbnesh të Zarës, më 10 tetor 1930, në një familje arbëreshe.

Aleksander-Stipcevic

Akademiku Aleksandër Stipçeviç

Shkollën fillore e të mesmen i kreu në Zarë, ndërsa shkollën e lartë e kreu për arkeologji në Zagreb më 1954. Ka marrë titullin doktor më 1977 në temën “Simbolizmi religjioz te ilirët “, gjatë viteve ‘70 -73 ishte pedagog në Universitetin e Prishtinës e më pas në Universitetin e Zagrebit deri në pensionim më 1997. Ai ishte Anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Veprimtaria shkencore e Aleksandër Stipçeviçit, u zhvillua në dy drejtime kryesore: arkeologjia edhe bibliologjia, kurse gjatë studimeve ka zgjua interes çështja ilire.
Stipçeviç është nderuar me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” nga Bujar Nishani, president i Republikës së Shqipërisë.

Akademiku Aleksandër Stipçeviç ilirologu i njohur, arbëreshi nga Arbanasi, ka ndërruar jetë me 1 shtator 2015 në Zagreb në moshën 85 vjeçare.

 

Veprat:

Gli Iliri (“Illyrians”; 1966)
Arte degli Illiri (“The Illyrian Art”; 1963)
Iliri: povijest, život, kultura (1974)
Bibliografija antičke arheologije u Jugoslaviji (I–II, 1977)
Kultni simboli kod Ilira (“The Illyrian Cult Symbols”; 1981)
Povijest knjige (“The History of Books”; 1985, extended edition in 2006)
Cenzura u knjižnicama (“Censorship and Libraries”; 1992)
O savršenom cenzoru (1994)
Sudbina knjige (2000)
Socijalna povijest knjige u Hrvata (I–II, 2004–05)
Tradicijska kultura zadarskih Arbanasa (2011)