france-football

 

Numri i fundit i të përjavshmes franceze “France Football” në rubrikën “3 arsye për…” ia ka kushtuar të gjithë hapësirën Kombëtares shqiptare. Duke renditur fillimisht arsyet që i sollën futbollistët kuqezi deri në Europianin e Francës dhe duke ia atribuuar këtë edhe zgjerimit të këtij kompeticioni me 24 skuadra.

“France Football” tregon edhe “3 arsyet” se pse do ishte mirë që vendi organizator të ndeshej me Shqipërinë.

“E para, sepse do ishte simpatike që Franca mikpritëse të përballej me vendin e vogël që merr pjesë për herë të parë në Europian. Edhe kur fitoi Kupën e Botës në 1998, Franca luajti kundër një debutanti, Afrikës së Jugut.

Së dyti, është fakti se Shqipëria ka dy futbollistë me Nantes (Cana dhe Lenjani), një qytet që i sjell fat skuadrës së ‘gjelave’.

Dhe, së treti, Shqipëria ishte i vetmi ekip i grupit, i cili i mori skuadrës së Deshampit 4 pikë, duke barazuar në Paris dhe mposhtur në Elbasan. Ku ka vend më të mire sesa një Europian për t’u hakmarrë”, shkruan “France Football”, duke uruar që në shortin e 12 dhjetorit dy ekipet të bien bashkë në një grup.