Rama-ne-CNN

SHBA- Kryeministri Edi Rama do të vizitojë Beogradin në 22 tetor nëse homologu serb do e ftojë. Deklarata u bë nga vet kryeministri në një intervistë për CNN.

I pyetur për incidentin e ndodhur gjatë ndeshjes s futbollit Serbi-Shqipëri Rama theksoi se ngjarja që ndodhi në stadium ishte fatkeqe dhe nuk mund të mbajë peng të ardhmen.

Ai sqaroi se droni me flamurin e ‘Shqipërisë së Madhe’ nuk u ngrit nga i vëllai. Kryeministri sqaroi se është i gatshëm të vizitojë Beogradin por është në dorë të palës Serbe nëse do e ftojë.

A ishte vëllai juaj ai që ngriti dronin në stadium?
Nuk mund të ishte vëllai im, madje asnjë nga 45 shqiptarët që ishin të pranishëm në stadium, sepse tifozë nuk kishte për të shmangur çdo lloj incidenti. Droni erdhi nga jashtë stadiumit, si mund të ketë qenë vëllai im.

A e dënoni atë që ndodhi në Stadium?
Në fakt ka qenë një event dhe një ndeshje trishtuese, fatkeqe se ajo se çfarë ndodhi brenda stadiumit ka vijuar edhe në nivelet e larta politike serbe. Dua të sjell në vëmendje, që është viti i parë në historinë tonë që kemi paqe dhe kemi një shans të shkëlqyer për të ecur para dhe tani ngecim në një ndeshje futbolli.

A do shkoni në Serbi?
Është takimi i parë mes dy kryeministrave në 68 vite për të dhënë një ide sa probleme kemi pasur. Politika nuk duhet të nxitet nga futbolli por të ecim para.

A jeni i gatshëm të shkoni?
Sigurisht që jam.

Jeni i sigurt që do shkoni?
Është në dorën e tyre për të më ftuar. Kohë më parë kemi rënë dakord që do të takohemi.

A mund ti arrini 5 prioritetet?
Sigurisht që do i bëjmë. Mendoj se jemi të gatshëm, për ti plotësuar të gjitha. Mendoj se BE duhet të kthehet nga një Evropë frike në një Evropë shprese. Kjo që thuhet për lodhje Evropa ka nevojë për Ballkanin më shumë se kurrë.

Ju do jetoni bashkë me BE dhe Serbinë në të ardhmen?
Për një të ardhme me të mirë kemi kaluar qindra vite urrejtje.