Nga Pjerin Logoreci /

Violeta Manushi u lind më 6 mars 1926 në Korçë. U largua nga Korça për në Tiranë ku i ishte martuar e motra. Në Tiranë punoi në shtypshkronjën “Dielli” si tipografe.
Në vitin 1946 u regjistrua në shkollën e parë dramatike, të hapur pranë Teatrit të Shtetit (sot Teatri Kombëtar).

Në skenën e Teatrit, Violeta luajti shumë role me sukses si në “Orët e Kremlinit” (1957), “Gratë gazmore të Uindsorit” (1959), “Morali i zonjës Dulska” (1958). Interpretoi me shumë sukses Olimbinë te “Karnavalet e Korçës” (1964), Zyhranë te “Fytyra e dytë” (1968), Nicën te “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1971), Ollgën te “Zonja nga qyteti” (1975) dhe teton te “Pallati 176” (1985), etj. Ajo ishte një nga ikonat e Teatrit Kombëtar të Tiranës.
Violeta ka interpretuar edhe në 16 filma dhe një teledramë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1976).

Foto nga komedia ‘ Pallati 176″

Për rolin e teto Ollgës tek “Zonja nga qyteti” fitoi Medaljonin e Festivalit të Filmit më 1977.
Vdiq më 27 korrik 2007 në Tiranë.

Filmografi:

Trishtimi i zonjës Shnajder – (2008), film i xhiruar ne 2005
Eja! – (1987) – Një robaqepëse
Telefoni i një mëngjesi – (1987) banakjerja
Rrethimi i vogël – (1986) Frosa Guri
Taulanti kërkon një motër (1984) Tezja
Një shoqe nga fshati – (1980) Teto Ollga
Përtej mureve të gurta – (1979) Gjyshja
Zemrat që nuk plaken – (1977)
Në shtëpinë tonë 1979
Zonja nga qyteti – (1976) Ollga
Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1976) Nica
Mimoza llastica – (1973). Gjyshja
Gjurma – (1970) vjehrra Artanit
Plagë të vjetra (1968) Mamaja e Veres
Vitet e para – (1965) Lonevica
Debatik – (1961) Maria
Tana – (1958)

Për punën e saj Violeta është nderuar:

  • Medaljen e Punës, ( 5-vjetori Teatrit).
  • Urdhërin ”Naim Frashëri”.
  • Titullin Artiste e Popullit, ( 1969 ).
  • Çmimi i Republikës (me rastin e 25-Vjetorit të Çlirimit)
  • Qytetare Nderi e Tiranës (2006)